Real Madrid ka siguruar një tjetër firmë të rëndësishme për të ardhmen e tij, duke firmosur me talentin argjentinas Franko Mastantuono. Djaloshi do të bashkohet në gusht me madrilenët, sapo të ketë mbushur 18-vjeç.
“Real Madrid komunikon se Franko Mastantuono do të jetë një lojtar i klubit tonë për 6 sezonet e ardhshme, nga 14 gushti 2025, deri më 30 qershor 2031.
Mastantuono është rritur në akademinë e River Plejt mes 2019 dhe 2024 si është bërë pjesë e ekipit të parë që nga sezoni 2024-2025. Në shkurt 2024, u bë shënuesi më i ri në historinë e River Plejt, skuadër me të cilën fitoi Superkupën e Argjentinës.
Vetëm 17-vjeç, ai u bë lojtari më i ri që ka luajtur një ndeshje zyrtare me përfaqësuesen e Argjentinës në historinë e saj”, shkruhej në njoftimin e Realit.