Reali tenton për herë të fundit transferimin e Pogbas

0

Real Madridi është duke tentuar për herë të fundit që ta transferojë Paul Pogban nga Manchester United.

Afati kalimtar në Angli mbyllet më 9 gusht, andaj Los Blancos nuk edhe shumë kohë që ta mbyllin transferimin e mesfushorit francez.
Skuadra spanjolle duhet të shpejtojë në transferimin e fituesit të Kupës së Botës, në mënyrë që edhe Unitedi të ketë kohë ta gjejë zëvendësuesin e tij.Djajtë e Kuq janë duke kërkuar rreth 140 milionë euro për shërbimet e Pogbas, mirëpo Real Madridi nuk ofron më shumë se 120 milionë.
Dëshira e mesfushorit francez është që të transferohet në Santiago Bernabeu, mirëpo dy klubet nuk po arrijnë marrëveshje për shumën e transferimit.

Në garë për transferimin e Pogbas është edhe Juventusi, derisa drejtori i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici, gjendet në Angli që të bisedojë me zyrtarët e skuadrës angleze për një transferim të mundshëm të mesfushorit. /Telegrafi/