Reali u kualifikua me ndihmën e gjyqtarit, Vinicius duhej të merrte karton të kuq

INA
INA

07/03/2024

Real Madrid u kualifikua në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duke vuajtur përballë Lajpcig dhe gjërat mund të ishin shumë ndryshe nëse kryesori i ndeshjes, italiani Davide Masa, do të kishte zbatuar rregulloren me Vinicius.

Në minutën e 54-t të sfidës, pas një dyluftimi me Orban, ai shkaktoi faull ndaj futbollistit kundërshtar dhe më pas i vuri edhe duart në fyt atij si reagim. Iturralde Gonzalez, ish-gjyqtar spanjoll i cili bën moviolën për “AS”, nuk ka dyshime se ky rast mund të përfundonte me karton të kuq dhe jo vetëm me të verdhë.

Mund ta nxirrte jashtë, pasi në veprimin e dytë, i vë duart në fyt, as në gjoks jo. Nëse i nxjerr një të verdhë për faullin, një tjetër për shtyrjen, janë dy. Mund ta kishte nxjerrë jashtë.

Ka një ndihmë të gjyqtarit, pasi Madridi duhej të ishte me 10 lojtarë! Dhe ai i cili shënoi golin është një lojtar i cili duhej të ishte përjashtuar me të kuq”, tha ish-gjyqtari i njohur spanjoll.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

adrion pajaziti

Adrion Pajaziti, lojtari më i mirë i muajit mars në Premier Ligën 2

broja

Gazetari anglez tregon planet e Brojës: Armando synon lart për lëvizjen e radhës

rakitic

Rakitic kujton kohën e tij ‘të errët’ europiane, te Barcelona: “Mund të kishim fituar edhe dy ose tre Champions League”…

sergi roberto

Barcelona shpërblen kapitenin, pas sugjerimit të trajnerit. Gati rinovimi me Sergi Roberto

dashmir beari

Në Poroj të Tetovës u varros trajneri i njohur i futbollit, Dashmir Beari

luis alberto

Luis Alberto: Kam kërkuar largimin nga Lazio, nuk dua të marrë 1 euro më shumë nga ky klub

uefa nations

UEFA përditëson renditjen, Italia dhe Gjermania mund të përfaqësohen me 5 skuadra

roma

Roma feston fitoren ndaj Milanit me legjendën e Interit

Jurgen Klopp

“Nuk e dija që mund të luanim kaq keq…!”

INFO

NA NDIQ