Realiteti në Maqedoninë e Veriut, fëmijët pa libra, u vodhën të sëmurët me kancer…

INA
INA

6 Shtator, 2023

Ariani Xhaferi

Realiteti në Maqedoninë e Veriut:
– Viti shkollor fillon pa 34 % të librave për shkollat fillore.
– Personeli mjeksor akuzohet se u ka vjedhur ilaçet të sëmurëve me kancer.
– Qeveria propozon ligj për zvoglimin e dënimit me burg për zyrtarët që keqpërdorin postet.
(via Nazim Rashidi)

1) Kompania që duhet të prodhojë librat shkollorë është njëkohësisht një nga donatorët më të mëdhenj të BDI-së. Nëse bëhet një hetim i mirëfilltë, i pavarur dhe i drejtë, do shohim cila parti në qeveri i ka hëngër paratë e librave të fëmijëve tanë.
2) Drejtori ekonomik i onkologjisë kuadër i BDI-së, përmendet nga mediat si personi që ka krijuar listën fiktive të pacientëve të rrejshëm me kancer. Paratë e ilaçeve të shitura në tregun e zi me siguri kanë përfunduar në arkën e ndonjë partie politike që është në pushtet… Ne vetëm mund të supozojmë se te cila parti kanë përfunduar.
3) Qeveria realisht propozon ligj për zvoglimin e dënimit me burg për qeveritarët, sepse e dinë që një ditë, ndonjëherë, në ndonjë rrethanë të çuditshme do gjinden përpara ndonjë drejtësie që mund t’i mbajë përgjegjës për krimet e bëra (ato më sipër e shumë të tjera), kështu që PSE JO!?

Nuk na pengon Bullgaria, Greqia, Serbia, Kosova, Shqipëria… pengesa më e madhe e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimeve është pikërisht kriminaliteti i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me grupet mafioze në prokurori dhe gjykata…

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fatmir limani

Limani: Sot, Drini hyn te pasuria e katragjyshit

arsim zekolli2

Albini nuk është çështje etnike, por etike

Vullnet Ameti

Një prelud për paqen…

MUHAMERI

Kush do të votoj në zgjedhjet e ardhshme?

naser-pajaziti

Tangoja e fshehtë LSDM-VMRO, pazaret për Gruevskin, Mijallkovin dhe pjesën tjetër të bandës!

SHKELZEN HALIMI

Dy lloje të injorantëve

SHKELZEN HALIMI

Kulturë me daullexhinj, zurlaxhinj dhe shakaxhinj

arsim zekolli2

Servilitetin ndaj Grubit e Zeçeviqit, nuk mbulohet me hiper-kombëtarizëm teatral

nexhat

Komuna si qelizë themelore e zhvillimit ekonomik, në indin shtetëror

INFO

NA NDIQ