Reeker: Kemi harxhuar shumë kohë në Ballkan! Ballkani s’është më prioritet i SHBA-ve

Picture of Ina Online
Ina Online

04/12/2024

Zëvendës ndihmës sekretari i dikurshëm amerikan i Shtetit, Philip Reeker, ka deklaruar se Ballkani nuk është më prioritet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ish-zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se marrë parasysh që në fushatën presidenciale në SHBA nuk janë përmendur fare Kosova dhe Serbia, nuk sheh se momentalisht është prioritet çështja e Kosovës.

Në një intervistë dhënë portalit serb “Radar.Nova”, ka folur për ngërçin aktual në negociatat Kosovë-Serbi, qëndrimin e presidentit të ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump ndaj Ballkanit Perëndimor, por edhe perspektivën evropiane të rajonit.

“Nuk shoh se momentalisht ka ndonjë progres për çështjen e Kosovës. E dini, nuk është shumë e mençur të organizoni një ngjarje të tillë ndërkombëtare nëse nuk jeni të bindur se mund të arrini diçka konkrete. Ky është veçanërisht rasti kur paralelisht me këtë ka shumë çështje të tjera të mëdha aktuale në nivel global. Lidhur me këtë, sigurisht nuk e shoh se një organizimin i një ngjarjeje të këtillë mund të jetë një prioritet për Shtetet e Bashkuara. Besoj se duhet të pyesni veten, duke e parë këtë çështje nga perspektiva e presidentit të zgjedhur Trump: Çfarë në të do të ishte në interes të Amerikës? Nuk kam vënë re që gjatë fushatës presidenciale në SHBA, në të gjithë këtë diskutim politik, të jetë përmendur fare Serbia, Kosova apo i gjithë rajoni. E kam të vështirë të paramendoj se mund të jetë prioritet, duke pasur parasysh të gjitha ngjarjet turbulente që po ndodhin në botë. Kemi shpenzuar shumë kohë duke u fokusuar në Ballkan, veçanërisht gjatë viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000, kur kam punuar në rajon. Tani, ka sfida të tjera. Dhe, siç vuri në dukje presidenti i zgjedhur Trump: Amerika e para”, ka thënë ai.

TË FUNDIT

BDI: Qeveria jolegjitime ka shkelur Kushtetutën, MO dhe ligjin për gjuhët!

Ndërroi jetë humanisti i palodhshëm kumanovar, Demirali Shabani

Ahmeti: Vendimi djeshëm i shumicës parlamentare pa legjitimitet etnik – skandaloz, antikushtetues dhe kundër MO-së

Haradinaj takohet me Daniel Serwer, e fton të vijë për të ndihmuar që “Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë”

Stoilkoviq nuk e mbajti fjalën, termi “Kosova dhe Metohija” vazhdon të qëndrojë në faqen e ministrisë

Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË