Referendum dhe zgjedhje të parakohshme, skenari që do të pasojë?!

0

Në Maqedoni nuk përjashtohet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nëse për to insiston opozita. Kjo është theksuar dje nga kryeministri Zoran Zaev, gjatë shpalosjes së marrëveshjes për emrin.

Propozimi i kryeministrit është që zgjedhjet të zhvillohen bashkë me referendumin ose me zgjedhjet presidenciale.

“Mundet edhe së bashku me referendumin, ndërsa mundet edhe me zgjedhjet presidenciale, ka mundësi të jenë edhe të rregullta. Unë e kam treguar qëndrimin se cili është mendimi im, madje nuk jam konsultuar me koalicionet partnere se duhet të çohet deri në fund i gjithë mandati. Kjo është e mirë për ekonominë dhe qytetarët”, theksoi Zaev.

Sipas tij, nëse punët varen edhe nga rrethana dhe faktorë të tjerë, sigurisht se janë të përgatitur për të shkuar në zgjedhkje, edhe pse anketat janë kundër.

VMRO-DPMNE në protestën e fundit antiqeveritare me rastin e qeverisjes njëvjeçare të koalicionit LSDM – BDI ka theksuar dështimin e tij dhe se ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Lideri opozitar Hristijan Mickoski theksoi se këto zgjedhje duhet të mbahen në pako me ato presidenciale, që sipas afateve zyrtare duhet të jenë në prill ose maj të 2019.

Por sipas afateve të paralajmëruara nga agjenda e marrëveshjes për emrin, referendumi për emrin do të jetë në muajin shtator. (INA)