Ridvan Ismaili
Kalendari historik
Para 29 viteve, me 11 dhe 12 janar 1992, u mbajt referendumi për Autonomi politike dhe territoriale të shqiptarëve në RMV.
Ky referendum ishte kundërpërgjigje ndaj të gjitha vendimeve të njëanshme të faktorit politik maqedonas, të cilët anashkaluan skajshmërisht interesat kombëtarë të shqiptarëve të RMV-së.
Rezultati i referendumit të shqiptarëve në Maqedoni ishte pozitiv. Nga gjithsej 383,539 votues të përfshirë në listën e votuesve, votuan 361.292 persona, prej të cilëve PËR votuan 360,928, ndërsa 57 votuan KUNDËR dhe 307 vota ishin të pavlefshme.
Nga ky referendum komuniteti ndërkombëtar ishte i njohur edhe me një fakt tjetër, që numri i shqiptarëve sipas statistikave zyrtare të Regjistrimit të vitit 1991 është shtrembëruar krejtësisht, sepse pas referendumit doli në pamje një fakt tjetër i rëndësishëm, që vetëm elektorati shqiptar përfshinte afro 400.000 votues.
PASQYRË e rezultatit nga votimi në Referendumin për autonomi politiko-territoriale të shqiptarëve në Maqedoni:
Rajoni Votues (totali) Votuan PËR (%)
Tetovë 88.830 80.300 99.99%
Shkup 65.291 61.965 99.84%
Gostivar 51.040 48.890 100%
Kumanovë 30.574 28.954 100%
Strugë 24.869 23.622 100%
Kërçovë 18.223 14.198 100%
Dibër 9175 8634 99.91%
Manastir 3750 3112 100%
Ohër 2790 2773 100%
Krushevë 2001 1875 100%
Resnje 788 788 96.65%
Veles 1842 1842 100%
Prilep* / / /
Ndërsa nga republikat tjera në ish Jugosllavi votuan: 9930
Nga të punësuarit jashtë vendit: 74.441
Pra, nga gjithsej 383.539 votues, votuan gjithsej: 361.292
Prej tyre:
360.928 PËR (99.9%)
57 KUNDËR
307 VOTA TË PAVLEFSHME
*Nuk ka të dhëna për Rajonin e Prilepit
///