Referendumi për largimin e kazinove nga Tetova do të mbahet edhe përkundër ndryshimeve ligjore

Iliria News Agency
Iliria News Agency

11/02/2023

Nisma për inicimin e referendumit lokal në Tetovë për largimin e objekteve të lojërave të fatit nga vendbanimet do të vazhdojë edhe përkundër miratimit të Qeverisë të propozim ndryshimeve të fundit ligjore për Lojërat e Fatit, ku parashihet që hapësirat afariste, gjegjësisht vendet për pagesë në të cilat organizohen lojërat e fatit të jenë në largësi jo më pak se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme, shkruan Portalb.mk.

Lëvizja Antibixhoz thotë se do të vazhdojnë me referendumin në Tetovë, që sipas tyre kjo është një procedurë në vete.

“Siç e kemi thënë, Tetova është fillimi i referendumit. Në qoftë se ky ligj nuk do i plotëson kushtet reale të kësaj shoqërie në RMV, ne do të iniciojmë në çdo qytet që komunat të marrin ingerencat, në qoftë se nuk do të arrihet me referendume, por të ketë fuqi ligjore që ata të vendosin për pastrimin nga kjo dukuri negative”, tha Jushi Emërllahu.

Nga kjo lëvizje thonë se referendumi është në procedurë e sipër, ku kanë takime me Komunën dhe pritet që e njëjta të kalojë në Këshillin Komunal.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Tetovës për ndryshimet e fundit ligjore thotë se për to nuk janë të mjaftueshme, pasi sipas tij pjesët më të frekuentuara të qytetit janë të uzurpuara nga kazinotë dhe objektet tjera të lojërave tjera të “pafatit”.

“Ne në mbledhjen e radhës të Këshillit, konform asaj të cilën e kemi nisur si iniciativë do të sigurohet një informatë, e cila është siguruar nga administrata e komunës për procedurat e mëtutjeshme se si në Komunën e Tetovës të jenë të ndaluara kazinotë dhe objektet tjera të lojërave të pafatit, në këtë drejtim besoj se këshilli komunal do gjejë mënyrën më të mirë që në kuadër të pjesës urbane, vendbanimeve në kuadër të Komunës së Tetovës mos të ketë objekte të tilla”, tha Bilall Kasami.

Kujtojmë se inicimi i referendumit lokal në Tetovë u prezantua dhjetorin e kaluar, ku përmes debatit publik u pyeten qytetarët nëse duan që t’i largojnë objektet për lojëra të fatit nga vendbanimet./Portalb.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

oliver spasovski

Spasovski: Nuk dorëzohemi, pensionin minimal e rrisim në 20 mijë denarë

anita-angellovska bezhovska

Angellovska- Bezhoska paralajmëron ulje deri në 4 % të inflacionit

Screenshot_2024-04-19-19-07-50-881_com.android.chrome-edit

Prani e madhe e njësive policore në Haraçinë të Shkupit

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave

Taravari: Derisa Fronti improvizon teatër të fëmijëve, VLEN dëgjon hallet e popullit

qeveria-serbe-vucic

Vuçiq në ankth nga fitorja e VLEN-it në Maqedoni

zjarr

Zjarret në Parkun Kombëtar “Sharr”, për një muaj digjen mbi 400 hektarë

INFO

NA NDIQ