Shkruan: Ridvan Peshkopia
REFERENDUM, HERËT A VONË
Deri sot, për fatin e shqiptarëve kanë vendosur vetëm të huajt (dhe lakejtë e tyre vendas). Por kësaj nuk i ikën dot kërkush: Herët a vonë, me hir a me pahir, shqiptarët do të duhet të shprehin vullnetin e tyre për një shtet të përbashkët.
Këtë nuk e ndalojnë dot pengesa artificiale të kushtetutave antishqiptare dhe as dinamikat e rrethanave gjeopolitike. Kjo është arsyeja pse armiqtë e shqiptarëve nuk mjaftohen me ndarjen e tyre jo vetëm në shtete por edhe në kombe të ndryshme.
Referendumi për bashkimin e shqiptarëve në një shtet është jo veç një aspiratë por një pritshmëri e pashmangshme. Ne duhet të jemi kurdoherë të gatshëm për surprizat e bukura që do na dhurojë historia. Detyra jonë sot është të shtypim pa kurrfarë mëshire çdo përpjekje për sajimin identitetesh antishqiptare ndër ne. Bashkimi i shqiptarëve në një shtet është i pashmangshëm; ne na duhet veçse ta përshpejtojmë, që edhe brezi ynë ta shohë, jetojë e shijojë atë.