Reflektime mbi Çlirimin e Mekkes

Nga Isa Beqiri

Tetë vite pas largimit nga vatra, Muhammedi a.s. triumfalist kthehet në shtëpinë e tij, në vendin nga ku e filloi thirrjen e të Madhit Zot, proklamimin e të vërtetës apsolute, ligjin më të përsosur, dritën që depërton në zemrat dhe mendjet e njerëzve që e duan shpëtimin në të dy botët.
Historia na mëson se “e vërteta vonon, por nuk harron” dhe se e vërteta fiton gjithmonë, ashtu siç na e vërteton Allahu kur thotë: “وَقُلْ جَاء الْحَقُّ وَزَهَقَ الْبَاطِلُ إِنَّ الْبَاطِلَ كَانَ زَهُوقًا” (Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket”! – përkthimi i Hasan Nahit).
I dërguari i fundit i All-llahut u largua, jo për një jetë më të mirë, jo për prestigj e emër, por u largua që të gjejë një hapësirë më të mirë për ta zbatuar misionin që ia kishta caktuar Dërguesi, të vëjë paqë, drejtësi, qetësi, ligj e rend dhe qetësi në sipërfaqen e tokës.
U largua sepse u persekutua, sepse u dënua, sepse u mundua, sepse u maltretua, sepse u pengua, sepse u izolua, sepse u leçit, dhe jo vetëm ai, por, edhe ndjekësit e tij që në numër ishin të paktë.
Iu konfiskua pasuria, iu konfiskua gjithçka, nuk u lejua të marrë asgjë me vete, përve shpirtit dhe trupit, dhe jo vetëm atij (Muhammedit a.s.), por edhe pasuesve dhe bashkëmendimtarëve të tij.
Në momentin e largimit, Muhammedi a.s. e tha një fjali, që historia e shënoi me shkronja të arta, dhe që më së miri e pasqyron dhembshurinë e tij kur ai detyrimisht e lëshon vendlindjen: “Oj Mekke, sikur mos të më përzinin, kurrë nuk do të largohesha nga ti”.
Se keqbërësit ishin në gjendjen të bënin gjithçka për ta shuar këtë zë të dritës dhe udhëzimit të All-llahut, e dëshmon edhe fakti se Muhammedi a.s. migrimin e bëri fshehurazi, dhe se ishin caktuar njerëz që kudo që ta hasnin ta ekzekutonin, në mënyrë që mos të lejonin që Thirrja e All-llahut të gjejë strofullën e saj në vend tjetër.
Nëse kjo që u tha më lartë e pasqyron më së miri ndjesinë e Pejgamberit Muhammed a.s. dhe gjendjen emocionale të tij, atëherë momenti i kthimin e tregon dhe dëshmon madhështinë e tij si i dërguar i All-llahut.
Shkak i nisjes së ekspeditës së çlirimit ishte shkelja e besës (marrëveshjes) që e kishte bërë Muhammedi a.s. me kurejshët, për armëpushim afatgjatë, pra, shkelja e marrëveshjeve është diçka që duhet të na çojë në lëvizje, e jo të rrijmë duarkryq, sepse pasojat pastaj janë të pariparueshme.
Ata “të fuqishmit” që dikur nuk dëshironin të dëgjonin për Muhammedin a.s. dhe thirrjen e tij, tani kërkonin ripërtëritje të marrëveshjes, edhe pse shkelja ishte më bizare, me vrasje të aleatëve që kishin lidhur marrëveshje me të dy palët (pjesëtarët e fisit Benu Bekër, të cilët kishin bërë alenacë me mushrikët kurejshë vranë disa persona të fisit Huza’ah të cilët kishin bërë aleancë me Muhammedin a.s. dhe muslimanët.
Muhammedi a.s. vendosi fsheurazi ta përgatisë ekspeditën e çlirimit dhe çdo përpjekje për dekonspirim u pengua jo vetëm nga besimtarët, por edhe nga Fuqia Madhështore e Të Madhërishmit, përmes njoftimit të Muhammedit a.s. përmes shpalljes, siç ishte rasti i Hatib ibn Balta’, i cili kishte nisur një letër përmes një gruaje deri te kurejshët e që u zbulua rrugës nga të dërguarit e Muhammedit a.s.
Në momentet e depërtimit në Mekke, kurejshët nuk bënë rezistencë të hapur, sepse e panë si të pa mundur të ballafaqohen me Të Vërtetën Apsolute, dhe se e gjithë rezistenca e tyre me dekada ishte e kotë, ashtu siç na mëson Allahu në Kur’anin famëlartë kur thotë: ” يُرِيدُونَ لِيُطْفِئُوا نُورَ اللَّهِ بِأَفْوَاهِهِمْ وَاللَّهُ مُتِمُّ نُورِهِ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ” (Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.)
Muhammedi a.s. hyri në Mekke shumë modest, aq sa në transmetime thuhej se për shkak të modestisë së tij, mjekrra e tij prekte në shpinën e kafshës në të cilën ishte i hipur. Dometënë triumfalizmin e tij e demonstroi me modesti që sot nuk mund ta gjeshë si shembull në asnjë rast.
Ata të cilët dhunshëm dhe përbuzës e dëbuan, tani me turma të mëdha e pranonin Islamin, kush para tij personalisht, e kush para sahabëve të tjerë, e që e vërteta e All-llahu, vullnetshëm depërdoi në zemrat e tyre si uji që përshkon tokën.
Krejt në fund, kur Pejgamberi, Muhammed a.s. i tuboi të gjithë në Qabe, pasi që atë e kishte pastruar nga të tërë idhujt e kotë që ishin vënë aty në të kaluarën, iu drejtua atyre dhe i pyeti: “Çka mendoni se do të bëjë unë me ju?”, ata iu përgjigjën “Ti je fisnik, i biri i babit fisnik”, e që e dëshmon se ata e dinin besnikërinë e tij edhe në të kaluar, por inati dhe xhahilijjeti i tyre nuk i lejonte që ata t’i nënshtrohen thirrjes së tij. Kurse Muhammedi a.s. u tha: “Unë nuk do t’iu them asgjë tjetër, përveç asaj që u tha Jusufi a.s. vëllezërve të tij në monetin e takimit, pasi që ata e kishin hedhur në pus: “Shkoni, jeni të falur”.
Përveç atyre që tentuan të shkaktonin rrebelim, ta prishnin rendin dhe qetësinë e Mekkes, të cilët e pësuan ashtu siç e merituan, të gjithë të tjerët vazhduan jetën e tyre, ashtu siç dëshuruan dhe zgjodhën ata me vullnetin e tyre të lirë, “NËN FLAMURIN E ISLAMIT DHE TË VËRTETËS APSOLUTE”.
Si shenjë falënderimi për ensarët (ata të cilit e kishin pranuar kur Muhammedi a.s. u dëbua) Muhammedi a.s. kthehet në Medinë dhe aty e përmbyll misioni e tij deri në fund.
All-llahu na e mundësoftë që edhe ne të përjetojmë çlirime të tilla, sidomos të shpirtit dhe vetes sonë nga ligësitë, mashtrimet, gabimet, hipokrizia dhe çdo e keqe që e nënçmon qenësinë tonë NJERI.