Reformat në drejtësi veç 20 për qind të realizuara!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20 Janar, 2023

Në buxhetin e shtetit, nga 366 milionë denarët e planifikuar për financimin e 15 masave, janë realizuar rreth 74 milionë denarë, përkatësisht 20% të reformave në drejtësi. Enti Shtetëror ka kryer revizion nëse është zbatuar plan veprimi strategjik për 2017 – 2022 dhe arriti në përfundimin se nga 130 masat e përfshira, vetëm 52% u zbatuan plotësisht, 34% janë zbatuar pjesërisht dhe 14% nuk janë zbatuar fare. Sipas Revizionit kjo është si pasojë e përcaktimit joadekuat të masave për arritjen e qëllimeve, afateve joreale, mos vlerësimi i burimeve financiare si dhe koordinimi i pamjaftueshëm midis institucioneve.

“Nga 146 milion denarë nuk janë shfrytëzuar fare, reformë e cila ishte lëndë e analizës së detajuar dhe hetimit tonë, me ç’ rast rekomanduam kompetentët që të ndërmarrin aktivitete për të dhënë sqarim cila ishte rëndësia e kësaj reforme për tu vazhduar në strategjinë e re”, tha Natasha Ninevska, Enti Shtetëror i Revizionit.

Sipas Ninevskës, dështimi kryesor është mos zbatimi i sistemit për lidhje elektronike midis institucioneve, projekt i cili kushtoi 2,39 milion euro, por kurrë nuk u vë në qarkullim. Gjetjet e revizionit tregojnë se kjo pamundëson përshpejtimin e procedurave hetimore dhe gjyqësore, për lëndë të cilat mbahen në sirtarë.

“Raporti i revizionit, po ashtu nxori në dukje që pajisja shumë e shtrenjtë për këmbim të informatave interne ndërmjet Prokurorisë Publike, Ministrisë së Brendshme, Policisë Financiare Drejtorisë së të ardhurave publike dhe institucioneve tjera, nuk është vënë në funksion akoma, megjithëse 75% e shumës së këtij sistemi është ndarë nga IPA fondet. Por, as Ministria e Drejtësisë nuk jep sqarime për çfarë nuk vihet në funksion dhe nuk tregon se a do të përfshihet në plan veprimin aksionar në 5 vitet e ardhshme”, raporton Adnan Qaili, gazetar i Alsat.

Strategjia për reforma në sektorin e drejtësisë për periudhën 2017-2022, sipas Revizionit është bazë për vazhdimin e reformave në drejtësi të Maqedoninë me qëllim të përmbushjes së rekomandimeve të dhëna në Raportet e Komisionit Evropian për progresin e vendit, përkatësisht ë Kapitullin 23, i titulluar “Drejtësia dhe të drejtat themelore në rrugën drejt procesit të integrimit evropian”./

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Priten tensione në Bosnjë dhe Mal të Zi/ alarmon profesori, doli në shesh skenari i Vuçiqit!

vucic

“Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit

sali-berisha

Berisha: Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

Screenshot_2023-06-03-18-00-33-680-edit_com.android.chrome

Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë

Rama-kurti

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

IMG_1833

Doli i veshur me bluzë të NATO-s, Gashi reagon ndaj Haradinajt – e kritikon ashpër në këtë pjesë

INFO

NA NDIQ