Regjistrim i popullsisë në Maqedoni, ja kur shpallen rezultatet?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

02/03/2022

Rezultatet e regjistrimit do të kumtohen në fund të marsit. Ato janë ende objekt i përpunimit, sepse është puna më profesionale, sipas standardeve ndërkombëtare për këtë lloj operacionesh statistikore, tha drejtori i Entit shtetëror për statistikë, Apostol Simovski.

Në intervistë për Nova TV, Simovski tha se afati i fundit për publikimin e rezultateve të regjistrimit është 31 mars 2022, që është afati më i shkurtër që ESHS ka pasur për përpunimin e të dhënave të regjistrimit.

Ai informoi se në operacionin statistikor është angazhuar edhe një ekspert ndërkombëtar nga Komisioni Evropian. Eksperti ishte i pranishëm në të gjithë procesin e përgatitjes dhe zbatimit të regjistrimit, ndërsa merr pjesë edhe në përpunimin e të dhënave së bashku me ekipin e ESHS-së.

I pyetur nëse ka nevojë për të mbrojtur integritetin e të dhënave të Regjistrimit, drejtori i ESHS-së tha se Enti qëndron pas të dhënave që prodhon dhe publikon dhe se nuk ka nevojë të mbrohet integriteti i institucionit, jo vetëm për të dhënat e regjistrimit, por edhe për të gjitha të dhënat që prodhojnë.

“Për atë se a na beson opinioni apo jo, tregues i mjaftueshëm është numri i shfrytëzuesve të të dhënave statistikore të cilët çdo ditë e vizitojnë ueb faqen tonë dhe bazën e të dhënave Makstat dhe i shfrytëzojnë të dhënat tona”, shtoi Simovski.

Ai konstatoi se ESHS është profesionale në përpunimin e të dhënave statistikore që prodhon dhe në përpunimin e tyre respekton të gjitha standardet, procedurat dhe metodologjitë ndërkombëtare për përpunimin e të dhënave, prandaj është një statistikë zyrtare e krahasueshme ndërkombëtarisht./TV21

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

Pançe Toshovski

Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

INFO

NA NDIQ