Regjistrimet në universitetet në Maqedoninë e Veriut, ja kush prinë me studentë

Picture of ina-online
ina-online

08/07/2024

Gjithsej 52.316 studentë janë regjistruar në vitin akademik 2023/2024 në institucionet e arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH).

Sipas raportit, numri i studentëve në këtë vit akademik është më i ulët për 2.8 për qind krahasuar me studentët e regjistruar në vitin paraprak.

Shumica e studentëve – gati 78 për qind, janë regjistruar në institucionet shtetërore të arsimit të lartë, ndërsa 22 për qind janë regjistruar në kolegje private.

Këtë vit akademik në vitin e parë të studimeve janë regjistruar gjithsej 15330 studentë të parë.

Universiteti më i vjetër shtetëror në vend “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (UKIM) me gjithsej 20.892 studentë të regjistruar.

I dyti në numër është Universiteti i Tetovës me 7785 studentë, ndërsa në vendin e tretë është Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip (UGD) me 6385 studentë.

Sipas fakulteteve, për disa vite me radhë më së shumti studentë janë regjistruar në Fakultetin e Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FINKI) në UKIM, gjithsej 4722.

Ky numër është më i lartë se vitin e kaluar, kur në FINKI studionin 4468 studentë.

Fakulteti i dytë për nga numri i studentëve të regjistruar është Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Universitetin e Tetovës (3.354 studentë), pasuar nga fakultetet e mjekësisë në Shtip (3.186) dhe UKIM (2.915 studentë të regjistruar).

Ndër pesë fakultetet më të shumta në nivel shtetëror është edhe Fakulteti Ekonomik në UKIM me 2022 studentë të regjistruar në vitin akademik 2023/2024.

Ndër institucionet private të arsimit të lartë, më i pëlqyeri për disa vite me radhë është Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup, ku këtë vit u regjistruan 2763 studentë.

Pasohet nga Universiteti i Evropës Juglindore me 2252 studentë të regjistruar, ndërsa në vendin e tretë është Universiteti Ndërkombëtar Sllavjan në Shën Nikollë.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i studentëve të regjistruar është 30.704, përkatësisht studentet femra marrin pjesë me 58,7 për qind në numrin e përgjithshëm të studentëve të regjistruar në institucionet e arsimit të lartë në vitin akademik 2023/2024.

Nga numri i përgjithshëm i studentëve të regjistruar (53,821), pothuajse 88 për qind janë studentë me kohë të plotë dhe 12 për qind janë studentë me kohë të pjesshme. (META)

TË FUNDIT
3 orë
Qeveria emëroi disa drejtorë
5 orë
Sonte në Tetovë “Diaspora në objektivin e Ixhet Lutfiut”, filmi dokumentar që dëshmon për rolin shqiptarëve në Danimarkë
6 orë
Antikorrupsioni/ Punësime gjatë zgjedhjeve – inicohet procedurë kundër një ish zv/ministri?!
6 orë
Ministri Taravari realizon edhe një premtim: Deri në fund të vitit do të punësohen 300 specializantë privat
7 orë
Sedat Sulejmani pranoi detyrë si Zv/ministër i Kulturës dhe Turizmit

ME TE LEXUARA

1 ditë
Stërvitjet e grupeve terroriste, Maqedonci: Shqetësuese, por jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi
10 orë
Shkrimi nga Sarajeva që shkaktoi reagime në Kosovë, përmendi dy portalet kosovare se marrin para nga Serbi
1 ditë
Serwer: Harrisit mund t’i duket Kosova si Tajvani e Ukraina
9 orë
Edi Rama jep lajmin e mirë për pushuesit në plazhin publik të Vlorës
1 ditë
Kasami: BDI 20 vjet nuk e bëri decentralizimin, po harxhojnë paratë që fituan derisa ishin në pushtet
8 orë
Një 26-vjeçar dyshohet se tentoi ta vriste kryetarin e komunës së Haraçinës
1 ditë
Kamala Harris siguron mbështetjen e demokratëve, grumbullon 81 milionë dollarë fonde për fushatën

LEXO MË SHUMË

qeveria e maqedonise

Qeveria emëroi disa drejtorë

Ixhet-Lutfiu-

Sonte në Tetovë “Diaspora në objektivin e Ixhet Lutfiut”, filmi dokumentar që dëshmon për rolin shqiptarëve në Danimarkë

IMG_0039

Antikorrupsioni/ Punësime gjatë zgjedhjeve – inicohet procedurë kundër një ish zv/ministri?!

arben taravari

Ministri Taravari realizon edhe një premtim: Deri në fund të vitit do të punësohen 300 specializantë privat

IMG_0037

Sedat Sulejmani pranoi detyrë si Zv/ministër i Kulturës dhe Turizmit

Pançe Toshovski

Toshkovski: LSDM po mbron krimet e BDI-së! Do të nisim procedura ndaj të paprekshmëve

ridvan ibrahimi

Një 26-vjeçar dyshohet se tentoi ta vriste kryetarin e komunës së Haraçinës

IMG_4667

Edi Rama jep lajmin e mirë për pushuesit në plazhin publik të Vlorës

IMG_4668

Shkrimi nga Sarajeva që shkaktoi reagime në Kosovë, përmendi dy portalet kosovare se marrin para nga Serbi

INFO

NA NDIQ