Regjistrimi 2023 nxjerr zbuluar një megaskandal të manipulimit antishqiptar të regjistrimit 2011

Picture of ina-online
ina-online

04/07/2024

shkruan:Ardit Bido

Si u shtuan rreth 2200 formularë të censusit pa njerëz në terren, duke shënuar grekë emra fals, për të nxjerrë Komunën Xarrë me shumicë greke, kur në fakt është me 85% shqiptarë. Faktet demografike që nxjerrin zbuluar skandalin e vitit 2011

Ndërkohë që presim vjeshtën për të parë përbërjen etnike në nivel bashkie për censuset, të dhënat e deritanishme na mjaftojnë për të kuptuar një megaskandal, që duhet të ndiqet nga organet kompetente, se si u manipulua duke shtuar banorë fiktivë (të gjithë me kombësi greke) në një komunë të caktuar të vendit në vitin 2011. Njësia administrative Xarrë, pjesë e sotme e Bashkisë Konispol, që sipas regjistrave të gjendjes civile, studiuesve që kanë bërë studime empirike në terren, grekët Baltsiotis dhe Kallivretakis e britaniku Winifrith është mbi 80% shqiptare, befas doli me shumicë 53% grekë. Në studimin tim “Beteja për 20 përqindshin” nuk kam arsyetuar se cilat janë arsyet e kësaj anomalie, por kam vendosur në pah se statistikisht ajo është e pamundur. Në deklarata publike kam thënë se kanë qenë dy-tre duar që e kanë bërë këtë manipulim. Sot, mund të saktësojmë në detaje se si manipulimi është kryer nga INSTAT asokohe, ose nën hundën e INSTAT asokohe, duke shtuar banorë fiktivë, njerëz që nuk jetonin në Xarrë dhe jo pak, por plot 2050 deri në 2180, të gjithë me kombësi greke. Falsifikim i pastër!

Rezultatet e deritanishme të censusit për jugun e thellë sollën një panoramë “anormale”, ku në krahasim me censusin e vitit 2011, Bashkia Konispol ka humbur 40% të popullsisë, duke rënë në 4898 nga 8245 banorë, në një zonë ku bashkitë e tjera Saranda, Himara dhe Finiqi kanë rritje, duke qenë dy të parat pole të turizmit dhe Bashkia Delvinë një rënie prej 15%. Për këdo që nuk njeh zonën, kjo statistikë mund të duket normale, por personalisht më befasoi. Bashkia Konispol është një bashki me ekonomi të fortë bujqësore, “mbretëresha e mandarinave” të Shqipërisë, me punonjës sezonal të tjerë që nuk ikin nga vendlindja e tyre, sepse punojnë si punonjës ditorë katër kilometra më tej, përtej kufirit shqiptaro-grek. Aq më tepër, që Bashkia Konispol ka qenë e vetmja që ka pasur rritje të popullësisë nga viti 2001 deri në vitin 2011, sipas censuseve. Ndaj, iu riktheva shifrave. Janë pikërisht të dhënat e censusit të sapopublikuar, rënia e paarsyetueshme e Konispolit në krahasim me 12 vite më parë, që na zbulojnë mekanizmin e falsifikimit të vitit 2011!

Teksa nuk kemi të dhëna në nivel të njësive administrative për censusin e vitit 2023, të dhënat e censusit 2011 na tregojnë se njësia administrative Xarrë ka 4263 banorë nga 8245 që ka në total, pra 52 për qind të Bashkisë Konispol. Këtu nis problemi. Në censusin e vitit 2001, Njësia Administrative Xarrë kishte 2254 banorë nga 7197 banorë në total që kishte Bashkia Konispol, thënë ndryshe 31.4 për qind të Bashkisë Konispol. Për të dalë në një konkulzion, që do më faktojë koha në vjeshtë, kërkova përmes ligjit “Për të drejtën e informimit” të dhënat më të besueshme që mund të gjejmë për raportin e popullsisë mes njësive administrative, regjistrimet e nxënësve në klasë të parë në dhjetë vitet e fundit. Ajo çka rezulton, është konsistente me shifrat e vitit 2001: shkollat e Njësisë Administrative Xarrë (Xarrë, Vrinë dhe dega Mursi) kanë rreth një të tretën e nxënësve të Bashkisë Konispol në mesatare vjetore, konkretisht 34.7%. Pra, një e treta e nxënësve të Bashkisë Konispol vijnë nga Njësia Administrative Xarrë, çdo vit në periudhën mes dy censuseve.

Kjo ka vetëm dy shpjegime: ose pas vitit 2001 u rikthyen në ish komunën Xarrë rreth 2200 veta (të gjithë me kombësi greke), por pa fëmijë të cilët i lanë vetëm në Athinë a gjetkë dhe menjëherë pas censusit të vitit 2011 ikën sërish në Greqi të takonin fëmijët, ose duar të caktuara ose brenda INSTAT-it në vitin 2011 ose nën hundën e INSTAT-it në vitin 2011, pasi bënë regjistrimin e popullsisë normalisht dhe saktë, morën formularë bosh, futën emra fiktivë, u shënuan kombësinë greke dhe prodhuan statistikën anormale që kishte Komuna Xarrë.

Duke qenë se nuk kemi dëgjuar nëpër lajme për problemin masiv të fëmijëve të lënë vetëm në Athinë dhe mursjotët dhe xarrjotët janë shqiptarë zakoni e nuk janë nga ata që do i linin fëmijët vetëm, si dhe duke qenë se s’ka ku të gjenden 2200 grekë për t’u rikthyer në Xarrë sepse nuk ekzistojnë, është katërcipërisht e provueshme që mekanizmi i manipulimit ka qenë përmes shtimit me emra fiktivë, njerëzish që nuk ekzistojnë të rreth 2200 grekëve në Xarrë në vitin 2011, në një skandal që duhet sot të hetohet.

Madje, falsifikimin e bënë aq keq, sa nuk përputheshin as shifrat. Ajo shifër nënkupton se 93% e popullsisë ortodokse të zonës është deklaruar si greke, teksa, sipas të dhënave historike, të konfirmuara edhe nga analiza e studiuesit grek Kalivretakis, Winnifrith dhe Kretsi, 55% e ortodoksëve të zonës janë etnikisht shqiptarë, 22,5% janë grekë etnikë dhe 22,5% janë vllehë etnikë me vetëidentifikim fluid kombëtar. Po ashtu, nënkupton se 86% e grekëve të ish-Komunës Xarrë kanë gjuhë amtare shqipen, çka përbën paradoks të konceptit të fluiditetit të identitetit etnik, ku pakica të ketë zotërim dërrmues të vetëidentifikimit të folësve të gjuhës së shumicës. Por, ky manipulim nuk u bë kot. Ai u shpërblye një vit më vonë, në vitin 2012, nga shteti grek përmes përfshirjes së këtyre fshatrave në vendimin e caktimit të fshatrave minoritare në Shqipëri, u jep kartat greke, pensione greke dhe asistenca të tjera që u takojnë shtetasve grekë.

Duhet të presim tetorin për të parë nëse NJA Xarrë ka një të tretën e popullsisë së Bashkisë Konispol siç rezulton në censusin 2001 dhe në të dhënat e shkollave të zonës. Mirëpo, ulja kaq drastike e popullsisë së Bashkisë Konispol mund të arsyetohet vetëm përmes manipulimit dhe shtimit artificial të popullsisë së Komunës Xarrë në vitin 2011. Nëse e kthejmë në të kundërt ekuacionin, pra nëse heqim këta 2050 deri në 2180 formularë njerëzish inekzistentë, shqiptarët shkojnë në 80% të komunës Xarrë, në përputhje totale me çdo statistikë tjetër dhe me studiuesit e respektuar grekë Baltsiotis, Kalivretakis e Kretsi dhe britanikut Uinifrith, ndërsa popullsia totale e njësisë administrative shkon në ⅓ e Bashkisë Konispol.

Këtu më duhet të shtoj dhe një ndjesë personale, për dy paragrafe në librin tim “Beteja për 20 përqindshin”. Është e vërtetë, siç kam thënë se grekët e asaj bashkie përpara vitit 1990, në përputhje edhe me regjistrat e gjendjes civile janë 7.5%. Është e vërtetë se sipas Kalivretakis, në vitin 1995, ata kishin rënë nën 7%. Shifrat e tjera për popullësinë e sotme nuk qëndrojnë. Duke marrë për bazë se NJA Xarrë, ajo që ka 10% grekë, ishte 53% e Bashkisë, kam dal gabimisht në konkluzionin shkencor se sot grekët e asaj bashkie variojnë mes 6.8 dhe 13 për qind. Mirëpo, me këtë manipulim kaq skandaloz, me shtimin artificial të popullsisë së rreth 2200 banorë inekzistentë, të gjithë grekë, shifra reale varion mes 2.3 deri në 6.5 për qind dhe ai i vllehëve nga 0.5 deri në 2.5 për qind.

Këtë ndjesë të sinqertë e kam për çdo lexues, por vetes ia justifikoj vetëm për një arsye. Në një census si ai i vitit 2011, që u bë me laps dhe letër, ma priste mendja që dy-tre duar që kishin akses, të merrnin deklaratat e shqiptarëve, të fshinin kutinë “shqiptar” dhe me laps tjetër të shënonin kutinë “grek”. Mirëpo, që të shtohen rreth 2200 njerëz inekzistent nuk mjafton kaq. Censusi ka grupe monitorimi, rishikime dhe metodologji që garantojnë, që edhe nëse ndodhin falsifikime si ai më lart, kurrë të mos mund të shtohen emra kot në masë të madhe, kurrë të mos mund të shënohen individë jorezident, kurrë të mos mund të dyfishohet artificialisht popullsia e një njësie administrative.

Nëse e para, në një census me laps e letër (se me tabletë nuk ka si të bëhet) mjaftojnë dy-tre veta që kanë qasje dhe malinjitet, për këtë manipulim që rezulton dhe do ta shohim të faktuar në vjeshtë kur të dali raporti mes NJA Xarrë dhe Bashkisë Konispol, ka ndërhyrje nga më lart. Drejtuesit politikë të asaj kohe dhe drejtuesit e INSTAT të asaj kohe nuk mund të fshihen. Jo vetëm që qëllimshëm kanë fryrë popullsinë e së paku një njësie administrative, por rezulton e qartë si drita e diellit që këtë e kanë bërë për interesat e një nacionalizmi të huaj kundër interesit kombëtar. Ky është skandal që unë nuk mund as ta imagjinoja e jo më ta parashikoja!

TË FUNDIT
17 orë
Shahini: Ja pse sivjet turistët nga Kosova s’po e zgjedhin Shqipërinë
17 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit
19 orë
Kurtishaj: Durrësi është boshatisur nga pushuesit e Kosovës për këtë arsye, ja çka pritet të ndodhë
2 ditë
Propagandë e fëlliqur kundër turizmit në Shqipëri, avokati nga Kosova flet nga Vlora
2 ditë
Arben Taravari dhe UÇK-ja

ME TE LEXUARA

17 orë
Shahini: Ja pse sivjet turistët nga Kosova s’po e zgjedhin Shqipërinë
19 orë
Kurtishaj: Durrësi është boshatisur nga pushuesit e Kosovës për këtë arsye, ja çka pritet të ndodhë
17 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

LEXO MË SHUMË

Agim shahini

Shahini: Ja pse sivjet turistët nga Kosova s’po e zgjedhin Shqipërinë

trump sulm

Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

durres plazh deti

Kurtishaj: Durrësi është boshatisur nga pushuesit e Kosovës për këtë arsye, ja çka pritet të ndodhë

vlora-bregdeti-shqiptar

Propagandë e fëlliqur kundër turizmit në Shqipëri, avokati nga Kosova flet nga Vlora

Arben Fetai

Arben Taravari dhe UÇK-ja

sali berisha

Në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023, Sali Berisha i drejtohet Strasburgut

ksamil saranda

Media spanjolle: Shqipëria mes destinacioneve evropiane perfekte për pushime

ksamili2

Pagesa për një shezlon shkon nga 20 deri në 100 euro në Ksamil, ankohet turistët/VIDEO

vlora2

Rriten çmimet, më pak turistë në Vlorë! Kryebashkiaku: Bizneset të mos abuzojnë, do t’u kthehet në bumerang

INFO

NA NDIQ