Regjistrimi i fundit, Serbia ka rreth 500 mijë banorë më pak se 11 vjet më parë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

29/04/2023

Instituti i Statistikave të Republikës së Serbisë ka publikuar rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në vitin 2022.

Kështu, siç raportojnë mediat serbe, sipas të dhënave të mbledhura vitin e kaluar, në Serbi jetojnë 6,647,003 banorë.

Dhe çfarë bie në sy është fakti se sipas regjistrimit të vitit 2011, në Serbi kishte 7,186,862 banorë, pra 539,859 më shumë sesa sipas regjistrimit të vitit të kaluar.

Nga këto të dhëna, gratë përbëjnë pak më shumë se gjysmën e popullsisë së përgjithshme – 3,415,025 ose 51,4 për qind, ndërsa burrat përbëjnë 3,231,978 ose 48,6 për qind.

Sipas rezultateve të regjistrimit, në Serbi jetojnë gjithsej 5,360,239 serbë ose 80,64 për qind, dhe në vendin e dytë janë personat të cilëve nuk dihet kombësia – 322,013 (4,84 për qind), dhe janë 136,198 qytetarë që nuk e kanë deklaruar kombësinë – 2.05 për qind).

Nga qytetarët që kanë deklaruar kombësinë, të dytin për nga numri i tyre janë hungarezët, me 184,442, pasuar nga boshnjakët me 153,801, ndërsa romët me 131,936.

Ndërsa popujt dhe kombet e tjerë janë të përfaqësuar nën një për qind – siç pretendohet më tej – janë 61,687 0,93 shqiptarë, 39,107 kroatë, si dhe 20,238 malazezë.

Më së paku në numër janë gjermanët – 2,573, sllovenët 2,829, ukrainasit 3,969 dhe goranët 7,700.

Në statistikat e publikuara ka edhe diçka të çuditshme – rreth 27 mijë persona janë deklaruar si jugosllavë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Nikola-Sanduloviq

Sanduloviq, Lajçakut: Ke heshtur për tentimvrasjen ndaj meje nga Vuçiqi yt i dashur

greqi-1-800x445-600x360

Greqia merr drejtimin e misionit detar të BE-së në Detin e Kuq

shaip kamberi vucic

Shaip Kamberi takohet me Vuçiqin, zbardhen detaje nga diskutimet – ja çfarë kërkoi deputeti shqiptar

IMG_9304

Krstinovska: Propaganda kineze në Ballkan, Serbia mbështetet te Kina për ta bllokuar Kosovën

kroaci kufiri

Përplasje Zagreb-Beograd, kryediplomti kroat: Serbia e obsesionuar me Kroacinë, Vuçiq histerik

termet

Tërmet në afërsi të Ulqinit

qendra kulturore zagreb

Hapja solemne e Qendës Kulturore Shqiptare në Zagreb

serbia rusia

Gazetarë nga Ballkani Perëndimor me lidhje me OJQ-në AJKF, e cila dha grante për promovimin e narrativave ruse. Kush është nga Maqedonia e Veriut?

Plazh greqi hanioti

Pushimet në Greqi sivjet shtrenjtohen për 20-30%

INFO

NA NDIQ