Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, “kacafytje” mes maqedonasve dhe bullgarëve!

ina-online
ina-online

22/09/2023

Me fillimin e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, në bashkinë minoritare të Pustecit, interesat për të pasur sa më shumë banorë që deklarojnë etnitetin bullgar apo maqedonas kanë rritur presionin mes palëve.

Ambasadori bullgar Ivaylo Kirov mori pjesë në dhurimin e disa pajisjeve dhe mjeteve për qendrën shëndetësore të Pustecit një donacion nga Bullgaria që sipas ambasadorit vjen në vazhdën e aktiviteteve të ngjashme të zhvilluara më herët gjatë këtij viti.

Jashtë kamerave ambasadori tha se nuk ka asnjë presion ndaj procesit të Censusit.

“Ky është një projekt i nisur para Censusit. I njëjti projekt që ka sjellë dhe mjekë me herët. Sa i takon pritshmërive për rezultatin e Censusit, Bullgaria nuk lufton për numra e kushdo është i mirëpritur për të shprehur etninë e vet. Se nuk është qëllimi për të luftuar me vëllezërit e Maqedonisë së Veriut.”– tha ambasadori bullgar Ivaylo Kirov.

Ambasadori bullgar ka vazhduar me tej duke thënë se nuk ndien shqetësim për procesin e Census por duhet të ndryshojë mënyra sesi njerëzit e shohin Bullgarinë.

Por ndërsa pas aktivitetit ambasadori është larguar dhe nuk ka zhvilluar asnjë takim tjetër nënkryetari i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim ka folur le tone të ashpra sa i takon propagandës apo edhe zhvillimeve të tjera në këtë komunitet

Pavarësisht prezencës së tij në Pustec ambasadori nuk ka zhvilluar asnjë takim me kryebashkiakun apo përfaqësuesit lokalë të kësaj bashkie./TCH

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli Liridon

Krejt çka dihet për vrasjen e Liridona Murselit, si u dhanë 30 mijë euro për vrasjen, si gënjeu babai…

bore aeroporte

Acari ‘pushton’ Europën, anulohen qindra udhëtime në këtë vend

vardari

“Vetëm pse bëri shqiponjën” – KF Vardari kërkon që Federata ta dënoj futbollistin shqiptar të Strugës

ziadin sela

Sela: Nuk mund të shesin opozitarizëm ata që 20 vite nuk u kujtuan për shqiptarët, dhe shkelin marrëveshjet

Mexhiti gashi kasami

Gashi, Kasami dhe Mexhiti bashkëbisedim me mërgimtarët në Zvicër

pendarovski-nato

Pendarovski: Maqedonia e Veriut është një vend i vogël me ambicie të mëdha klimatike

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Me një sistem tatimor efikas dhe politika pozitive, sigurojmë stabilitet financiar të vendit

Arben Taravari

Taravari sqaron gjitha dilemat dhe akuzat, ASH është faktor, do të dij si të veprojë

arben taravari

Taravari: Bota është e polarizuar, mesazhet e Lavrov janë të pritshme

INFO

NA NDIQ