Regjistrimi i popullsisë, Nuhiu thirrje mërgimtarëve

Është ngritur kapaciteti I punonjësve në drejtorinë e gjendjes civile me qëllim që qytetarët të kryejnë kërkesat e tyre sa më shpejtë, sidomos kur bëhet fjalë për regjistrimin që do të kryhet në shtator.

Deri më 30 shtator do të zgjatë procesi I regjistrimit të popullsisë në RMV, prandaj zv.ministri I drejtësisë Agim Nuhiu ka apeluar mërgimtarët që tashmë ndodhen në vendlindje të kryejnë regjistimin e fëmijëve që kanë lindur gjatë kësaj periudhe.

“Unë apeloj deri te mërgimtarët që ndodhen në vendlindje të mund të bëjnë regjistrimine fëmijëve të cilët kanë lindur përgjatë kësaj periudhe, që të mund të sigurojnë numër amë dhe më pastaj ti rgjistrojnë gjatë procesit të regjistrimit”.- AGIM NUHIU – ZV.MINISTËR I DREJTËSISË

Për shkak të pendemisë shumë mërgimtar nuk kanë vizituar vendlindjen në periudhën e kaluar dhe përshkak kerkesavë së shtuar zv.ministri thotë që janë ngritur të gjithë kapacitetet e punonjësve në ministrinë e drejtësisë, gjegjësisht drejtorinë e gjendjes civile me qëllim të kryhen kërkesat e qytetarëve.