Nesër nis regjistrimi në shkollat e mesme për vitin shkollor 2025/2026
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se nesër, më 14 qershor, fillon regjistrimi në shkollat e mesme për vitin shkollor 2025/2026.
Regjistrimi bëhet në mënyrë elektronike përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, ku nxënësit duhet të kyçen me llogaritë e tyre personale në schools.mk.
Afati i parë i regjistrimit do të zgjasë nga 14 deri më 17 qershor, ndërsa afati i dytë i muajit qershor është caktuar për datën 30 qershor. Listat përfundimtare të renditjes do të shpallen nga shkollat më 2 korrik.
Afati i tretë, ai i muajit gusht, do të mbahet më 21 gusht.(INA)