Ja sa banorë ka Shqipëria, dalin rezultatet e regjistrimit të popullsisë, 99.4% me kombësi shqiptare, pakësohet pakica maqedonase, dyfishohet ajo bullgare

Picture of ina-online
ina-online

28/06/2024

Këtë të premte u publikuan rezultatet e Regjistrimit të popullsisë – Censit të popullsisë për vitin 2023 në Shqipëri.

Gjetjet janë interesante dhe sipas shifrave që prezantoi kreu i INSTAT, Elsa Dhuli në Shqipëri jetojnë 2 402 113 banorë.

Në raport me CENSUS-in e vitit 2011, Shqipëria ka 409 mijë banorë më pak.

Në bazë të dhënave 99.4% e popullsisë janë me kombësi shqiptare, ose e përkthyer në shifra 2 186 917 banorë.

Një nga pyetjet e censit ishte edhe përkatësia etno-kulture, ku 23 mijë 485 persona janë përgjigjur që janë grekë, egjiptianë 12.4 mijë, romë 9.8 mijë, bullgarë 7.1 mijë, boshnjakë 3 mijë dhe arumunë 2.5 mijë. Vlen të theksohet fakti që pakica e cila deri dje njihej si maqedonase dukshëm ka rënëga rezultatet e Censit të 2023. Banorët që jetojnë në zonën e Pustecit me shumicë janë deklaruar bullgarë.

Nga shifrat e Censit, 134 451 persona nuk i janë përgjigjur pyetjes për kombësinë.

Ndërkohë, sa i përket besimit fetar, 4 përqind janë përgjigjur se janë ateistë, 1.1 milionë myslimanë, katolikë 202 mijë, ortodoksë 174 mijë, bektashinj 116 mijë. Bie në sy se numri i besimtarëve të deklaruar të krishterë të besimit katolik janë më shumë se ata ortodoksë.

Besimi Fetar

Mysliman – 1.101.718
Mysliman-Bektashi 115.644
Krishterë-katolikë 201.530
Krishterë – Ortodoks 173.645
Ungjillorë – 9658
Tjetër besim – 3670
I pacilësuar – 332.155
Ateist – 85.311
Nuk përgjigjen – 244.331
Nuk disponohet – 134.451

Minoritetet

Grekë – 23 485 persona
Egjiptianë – 12 400 persona
Romë – 9 800 persona
Bullgarë – 7 100 persona
Boshnjakë – 3 mijë persona
Maqedonas (Maqedonia e Veriut) – 2281 persona
Rumunë – 2 500 persona
Nuk janë përgjigjur – 134 451 persona

TË FUNDIT
2 orë
Tetovë, xhipi me targa zvicerane i'a mori jetën 67 vjeçarit me bicikletë dhe iku nga vendi i ngjarjes
2 orë
Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima
3 orë
Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri
4 orë
Kamala Harris siguron mbështetjen e demokratëve, grumbullon 81 milionë dollarë fonde për fushatën
5 orë
Kasami: BDI 20 vjet nuk e bëri decentralizimin, po harxhojnë paratë që fituan derisa ishin në pushtet

ME TE LEXUARA

1 ditë
Qeveria VMRO dhe VLEN parasheh masa të reja për rritjen e natalitetit
7 orë
Kuvendi sot pritet ti zgjedhë zëvendësministrat
1 ditë
Ulen çmimet e derivateve të naftës
7 orë
Stërvitjet e grupeve terroriste, Maqedonci: Shqetësuese, por jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi
1 ditë
Taravari: BDI kishte 22 vite për të implementuar idetë
7 orë
Serwer: Harrisit mund t’i duket Kosova si Tajvani e Ukraina

LEXO MË SHUMË

biciklete

Tetovë, xhipi me targa zvicerane i’a mori jetën 67 vjeçarit me bicikletë dhe iku nga vendi i ngjarjes

moti shiu

Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

Kuvendi Parlamenti i Malit te zi

Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri

Kamala Harris

Kamala Harris siguron mbështetjen e demokratëve, grumbullon 81 milionë dollarë fonde për fushatën

Bilall Kasami

Kasami: BDI 20 vjet nuk e bëri decentralizimin, po harxhojnë paratë që fituan derisa ishin në pushtet

daniel server

Serwer: Harrisit mund t’i duket Kosova si Tajvani e Ukraina

ejup maqedonci

Stërvitjet e grupeve terroriste, Maqedonci: Shqetësuese, por jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi

Kuvendi gashi parlamenti maqedonise

Kuvendi sot pritet ti zgjedhë zëvendësministrat

IMG_4611

Emërohet pasardhësi i Escobarit, kush është diplomati Kasanof

INFO

NA NDIQ