178 raste të reja me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njofton se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.238 testime për Kovid 19 nga ku janë diagnostifikuar 178 raste të reja prej të cilëve 33 janë riinfektime.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 592 pacientë, ndërsa jetën e kanë humbur dy pacientë në kushte spitalore dhe në bazë të regjistrit për të vdekur nga termini im edhe dy pacientë tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në periudhën nga13.07. – 23.07.2022.

Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend janë bërë 2.121.690 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshshëm i të diagnostifikuarve në vend shënon 329.172, numri i pacientëve të shëruar është 315.675, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Kovid-19 është 9.381, numri i rasteve aktive në vend shënon 4.116./KlanMacedonia/