Regjistrohen 60 thirrje në linjën telefonike falas te Avokati i Popullit për shkelje të së drejtës zgjedhore!

0

Në ditën e zgjedhjeve në linjën falas të telefonit për denoncim të shkeljeve të së drejtës zgjedhore, janë regjistruar gjithsej 60 paraqitje, thotë në deklaratë për MIA-n, Zoran Bilbilovski, këshilltar shtetëror në Zyren e avokatit të popullit.

Pjesa më e madhe, respektivisht 50 paraqitje, siç tha ai, kanë qenë për pamundësim të së drejtës zgjedhore – personat nuk janë regjistruar në Listën zgjedhore.

“Nga Avokati i popullit u konfirmua se të gjithë këta persona, në ditën e votimit kanë letërnjoftime/pasaporta të vlefshme, por pasi të njëjtat i kanë marrë pas përfundimit të kontrollit publik në Listën zgjedhore nga KSHZ, në pajtim me dispozitat nga neni 43, paragrafi 6 nga Kodi zgjedhor dhe dekreti adekuat i Qeverisë, nuk janë regjistruar në listën zgjedhore sipas detyrës zyrtare”, thotë Bilbilovski.

Paraqitjet tjera, siç shtohet, kanë të bëjnë me pamundësimin e realizimit të së drejtës votuese për personat e vendosur në shtëpi për pleq, personat me shikim të dëmtuar, personat nga kategoria e të sëmurëve dhe të pafuqishmëve, për parregullsi në punën e organeve zgjedhore (këshillave zgjedhorë), por mosinformim për ndryshim të hapësirave për votim dhe për mospërshtatje të kushteve, në të cilat votohet.

“Janë regjistruar paraqitje edhe për kryerje të palejuar të agjitimit nga përfaqësuesit e partive politike, si dhe rryshfet për votuesit”, thotë Bilbilovs