Tetova dikur – prej haneve perandorake deri te hotel “Liraku”

INA
INA

8 Korrik, 2023

shkruan: Ismail Arsllani

Hoteli i parë më i vjetër në Tetovë është regjistruar në vitin 1908, në kohën e Hyrijetit, katër vjet para shpartallimit të Perandorisë Osmane, pronar i të cilit, një kohë, ka qenë njëfarë Toma Zakoviq, pastaj veprimtarinë e ka vazhduar një familjar i tij i quajtur Petre. Ky hotel ka funksionuar deri në vitin 1922. Hoteli ka pasur 14 dhoma fjetjeje, në dy kate dhe tarracë, me shikim nga të gjitha anët e qytetit. Aty ka qenë e vendosur një bastore për klasën e lartë të shoqërisë prej feudalësh dhe tregtarësh. Në oborr të hotelit ka pasur një mini-kopsht zoologjik, si dhe një pajton për t’i bartur myshterinjtë në destinacione të ndryshme (Gavrovski; 579-580).

Një variant më i vjetër i hoteleve më primitive gjatë Perandorisë Osmane kanë qenë hanet (bujtinat), ndërsa hane në Tetovë ka pasur shumë, me pronarë shqiptarë e turq, por edhe të krishterë, që prej disa shekujsh më parë. Në atë kohë, nuk ka pasur një kategorizim të qartë se çka ishin këto objekte: hotele, hane (bujtina), kafene, mejhane apo diçka tjetër, por të gjithë dëshironin t’i quanin ato si hotele, për shkak të prestigjit.
Në periudhën mes dy Luftërave Botërore, hotelet në Tetovë përmenden nëpër gazeta, si hotel “Car Dushan” (Gazeta “Vreme”, 20.07.1926) dhe hoteli “Ballkan”, po në atë gazetë, më 21.07.1927. Në gazetën “Vreme”, gjatë vitit 1937, janë përmendur edhe dy hotele: “Shumadija” dhe “Stamboll”.
Në fakt, Tetova ka pasur vetëm tre hotele: Hoteli “Beograd” përmendet që në vitin 1928, si një hotel i vetëm, modern, të stilit zviceran, me tri hyrje dhe 40 krevate (1934), në pronësi të vëllezërve Stefanoviq-Kuzmanoviq, por shumë shpejt humb prestigjin e vet, për shkak të veprimeve amorale që ndodhin aty (Gavrovski D., -2020; 580).
Hoteli i dytë: “Grand Jugosllavija” që ishte ndërtuar në vitin 1928, në pjesën qendrore të qytetit, pas një zjarri që kishte përfshirë dyqanet në shesh (1926), me një vlerë prej 1 milion dinarësh të atëhershëm. Ky hotel është ndërtuar mbi Hanin e Pupuncës dhe ka pasur 35 krevate, si dhe një sallë të madhe prej 200 metrash katrorë, ndërsa është lëshuar në përdorim për vitin e ri 1930. Pas Luftës së Dytë Botërore punon disa vjet si hotel, pastaj si restoran “Lovec” (sot ProKredit Banka).
Hoteli i tretë: “Grand Jadran”, më i madhi në Tetovë, me 50 shtretër, është hapur në vitin 1932 dhe pronari i tij ka qenë Ananije Galloviq, i cili për shkak të borxheve të mëdha, hotelin e nxjerr në ankand për 400 mijë dinarë dhe atë e blejnë Bogoeviq dhe Atanasoviq (Gazeta “Vreme”, 25 qershor 1934).
Pas Luftës së Dytë Botërore, hoteli nacionalizohet dhe punon si “Hotel Makedonija”, me 37 dhoma dhe 65 shtretër (1969-Krivokapiq: 34), derisa në periudhën e privatizimit, në vitet e 90-ta, kalon në pronësi private, me emrin “Liraku”. (I.A.)
p.s. Ndalohet kopjimi dhe publikimi i këtij punimi.
FOTO: Hotel “Grand Jugosllavia” (1928), djathtas, sot “ProKredit Bank”

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

nxenesit idrizove shkolla

S’ka zgjidhje për nxënësit shqiptarë të Idrizovës, Stefkovski nuk lëshon pe

driton kuci jusuf zejneli

Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli e priti në takim ambasadorin e RMV-së në Norvegji, Driton Kuçi – Shqip

konference ut jusuf

Universiteti i Tetovës mori pjesë në konferencën e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike

banjska Jusuf Osmani

Banjska ishte vendbanim shqiptar, manastiri u ngrit mbi themelet e një kishe ilire

Dashnim Hebibi librat

Të nderohet më shumë diaspora shqiptare!

famijari nga shanxhaku armina

Mirsadi nga Sanxhaku: Unë dhe familja ime jemi shqiptarë, gjyshi im mbante plisin deri në vdekje

festivali filmit tirane mancevski

“Rrethi nuk është i rrumbullakët”,mirë se erdhe në Tiranë – nderime të mëdha për Mançevskin

UT AZGJ

Thellohet bashkëpunimi mes UT-së dhe AZGJ-së

nxenesit idrizove shkolla

Idrizovë, protestë kundër hapjes së paraleles shqipe/ Shaqiri: Nëse nuk gjendet zgjidhje do t’i merren ingerencat Gazi Babës

INFO

NA NDIQ