Reja flet për lojtarin e kombëtares: Habitem si nuk e ka parë Italia

0

Trajneri i Kombëtares Shqiptare ka folur në një intervistë të gjatë për “Radio Sportiva” në Itali, në lidhje me aventurën e tij në krye të Shqipërisë dhe në veçanti për ndeshjet e tetorit.

Reja komentoi lojtarët e rinj që po marrin rolin e liderit në Kombëtare, teksa u shpreh i habitur si italianët nuk e kishin vënë re Marash Kumbullën.

Ai tha:

“Duhet të ndryshoja shumë, duke afruar shumë të rinj. Kam aktivizuar edhe Kumbullën e Veronës. Në të ardhmen mund të bëhet një ekip i mirë, edhe pse fatkeqësisht na iku mundësia për t’u kualifikuar në Europian. Kumbulla ka zgjedhur Shqipërinë, pasi është i lidhur me vendin e tij. Ka luajtur me të gjitha moshat e Shqipërisë dhe prindërit ishin për ta parë. Çuditem si Italia nuk ia kishte hedhur sytë këtij mbrojtësi. Ata edhe ndoshta e kanë kërkuar, por tashmë ai ka zgjedhur.”