(REKORD) 14 transferime ndodhën në ditën e fundit të transferimeve në NBA

0

14 transferime në total janë kryer në ditën e fundit të transferimeve në NBA, që ndryshe përkthehet si më së shumti gjatë 30 viteve të fundit.

Në këto 14 transferime, ishin përfshirë në total 19 lojtarë, shifër kjo që barazohet me atë të vitit 2018, për më së shumti brenda një afati kalimtar, në tri dekadat e fundit.

Transferimi më i madh në këtë afat erdhi nga marrëveshja e Toronto Raptors me Memphis Grizzlies, për shërbimet e Marc Gasol, raporton ‘Clutchpoints’, transmeton lajmi.net.

Philadelphia 76ers kanë arritur të sigurojnë shërbimet e Tobias Harris. Ata gjithashtu kanë ndarë rrugët me Markelle Fultz.

Më i diskutuari i kësaj ‘trade deadline’ ishte Anthony Davis, i cili në fund qëndroi me Pelicans.

Bucks kanë siguruar shërbimet e Mirotic, kurse Dallas siguroi shërbimet e Kristaps Porzingis.

Një rishikim nga afati kalimtar i 2019:

14 transferime: më së shumti në 30 vitet e fundit.
19 skuadra të involvuara: barazuar me vitin 2018 për më së shumti në 30 vitet e fundit.
34 lojtarë ndërruan skuadrat: e dyta më së shumti në 30 vitet e fundit (43 në vitin 2015). /Lajmi.net/