Thomas Müller, me ndeshjen e mbrëmjes ndaj Dinamo Zagreb (e fituar me rezultatin e pabesueshëm 9-2), bëri paraqitjen e tij të 152-të në Champions League me fanelën e Bayern Munichut.
Gjermani theu rekordin që i përkiste Xaviut, atë të më shumë ndeshjeve në Champions League me të njëjtën fanelë. Spanjoli nga Barcelona në fakt ishte ndalur në 151 ndeshje. Opta e raporton këtë.