Rektori i Universitetit të Tetovës u takua me profesor Nevzat Halilin

ina-online
ina-online

10/10/2023

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli e ka pritur sot në kabinetin e tij profesor Nevzat Halilin, ish-udhëheqësin e partisë së parë politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së asaj kohe.

Nevzat Halili e uroi Prof. Dr. Jusuf Zejnelin për zgjedhjen e tij Rektor i Universitetit të Tetovës, institucion ky që është përkrahur fuqishëm nga lëvizja politike të cilën profesor Nevzat Halili e udhëhiqte në vitet e nëntëdhjeta. Ai shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen që UT ka vizionin e duhur për të zgjedhur drejtues intelektualë që e njohin të kaluarën e këtij institucioni, sikundër kanë strategji edhe për të ardhmen e tij.

Në këtë takim, Rektori i UT-së e ka falënderuar Nevzat Halili për vizitën, duke e konsideruar një mbështetje shumë të rëndësishme, sidomos kur vjen nga personalitete që i njohin zhvillimet e përgjithshme, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në ecurinë e proceseve të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ai, po ashtu theksoi se, për studentët dhe komunitetin akademik, figura e Nevzat Halilit vlerësohet lartë për veprimtarinë e tij patriotike, për qëndresën përballë politikës hegjemoniste, për synimet politike dhe historike, për lirinë, barazinë dhe demokracinë e popullit shqiptar.

Në këtë takim u diskutuan edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimet e përgjithshme dhe rolin e padiskutueshëm të Universitetit edhe në lëmin social, ekonomik dhe kulturor.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fatmir mexhiti

Mexhiti: Në qeveri do ta ngre çështjen e të punësuarve me kontratë të përkohshme në MSH

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

oliver spasovski

Arma e lidhur me vrasjen e dyfishtë është e në ekspertizë, ndarja e më shumë informatave nuk është e mirë për hetimin, thotë Spasovski

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

Kovaçevski: Qeveria teknike është e rregulluar me Ligj, dihen ministritë që i takojnë opozitës

mickoski gerqec

LSDM: Skandal i ri, Mickoski në të njëjtën tavolinë me të arrestuarin për trafikim të 32 kilogramëve drogë nga Gërçeci

vmro-dpmne

OBRM-PDUKM: Talat Xhaferi është i padenjë për postin e kryeministrit

oliver spasovski

Spasovski: Inspektorët do të mbajnë përgjegjësi nëse vërtetohet se kanë shpërndarë informacione për vrasjen e Vanjës

Kovacevski

Kovaçevski: LSDM do të ketë kandidatin e saj për President

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI po mundohet ta kthejë Gruevskin në Shkup

INFO

NA NDIQ