Rektori i UT-së, Kushtrim Ahmeti mori pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani”

Picture of designer@fetishimedia.ch

07/03/2023

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 6 mars 2023, e ka shënuar 10-vjetorin veprimtarisë së tij arsimore-shkencore. Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të njohura nga jeta publike, rektorë universitetesh, hulumtues shkencorë, veprimtarë të arsimit nga Kosova dhe me gjerë.

Universiteti i Tetovës në këtë ngjarje është përfaqësuar nga Rektori, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti. Ai në këtë ceremoni i ka uruar drejtuesit e këtij institucioni në 10-vjetorin e themelimit të Universitetit, që e mban me krenari emrin e profesor Fehmi Aganit, njërit ndër intelektualët e shquar të Kosovës.

Në fjalën e tij para auditorit, Rektori Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti ka theksuar se të gjitha institucionet arsimore dhe kulturore të Kosovës, mbajnë vulën intelektuale dhe profesionale të profesor Fehmi Aganit, i cili ishte bashkëthemelues i institucioneve bazike arsimore të Kosovës si, Instituti Albanologjik, Universiteti i Prishtinës me fakultetet përkatës, si dhe themelues i Katedrës së Filozofi-Sociologjisë.

“Si një njeri i lidhur ngushtë me idealin e një Kosove të lirë dhe të pavarur, dhe një prej pionierëve të lëvizjes për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, ka qenë iniciator dhe përkrahës i lëvizjeve politike për çlirimin e Kosovës, që nga debatet për republikën, Kushtetutën e vitit 1974 e deri te themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Një mbështetës i madh i pluralizmit politik, i cili lëvizjen politike e nxori nga paqartësitë e ilegalitetit dhe e bëri lëvizje properëndimore, që kulmoi me Pavarësinë e Kosovës. Por, një fjalë e urtë popullore thotë: “Armiku nuk fle”, ndaj Fehmi Aganit iu bë atentat politik, por emri dhe kontributi i tij u përjetësua në kujtesën tonë, duke na lënë pas një trashëgimi të madhe në fushën e arsimit të lartë dhe politikës”, deklaroi Rektori i UT-së.

Referuar themelimit të Universitetit të Tetovës, në vitin 1994, ai veçoi se UT u ngrit si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta, vendosmërisë së fuqishme të intelektualëve shqiptarë nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria, për t’i hedhur bazat e arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë, në ato treva me tradita arsimdashëse dhe patriotike, ku si askund tjetër në botë, arsimi në gjuhën amtare, sidomos arsimi universitar për dekada të tëra ishte i ndaluar. “Duke hedhur një vështrim pas në histori, duke parë rrugëtimin e gjatë, pikënisjet dhe aty ku kemi mbërritur, ndihem krenar për faktin se sot, edhe pas tejkalimit të sfidave ekzistenciale vazhdojmë të bashkëpunojmë fuqishëm mes vete, fakt i cili dëshmohet edhe nga bashkëpunimi mes dy universiteteve tona, bashkëpunim me një traditë të gjatë, i konkretizuar me nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi që prej viteve të para të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, i cili përbën një partneritet të rëndësishëm në fushën e arsimit të lartë mes dy universiteteve të shqiptarëve, por edhe në rajon.

Duke synuar në përmirësimin e shkëmbimeve të studentëve dhe të stafit akademik në zhvillimin e projekteve bashkëpunuese në fushat e kërkimit shkencor, punojmë të jemi një shembull i mirë bashkëpunimit vëllazëror e rajonal, për ta ngritur arsimin shqiptar në nivelet më të larta”, u shpreh Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, Rektor i UT-së.

Në përmbyllje të fjalës së tij, ai nënvijëzoi se arsimi ka rolin kryesor në zhvillimin e kombeve, vlerave kulturore dhe historike, ndaj sot, ne përkulemi me respekt në shenjë nderimi për të gjithë ata që me përpjekjet e tyre realizuan ngritjen e këtij tempulli që ka për mision arsimimin, edukimin, emancipimin shoqëror, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e Republikës së Kosovës. Në këtë përvjetor të Universitetit “Femi Agani”, ish-Komandantit Suprem të NATO-s, Wesley K. Clark, iu nda titulli doktor nderi i shkencave “Doctor Honoris Causa”. Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Fehmi Agani” nga Gjakova, kohë më parë kanë nënshkruar
marrëveshje bashkëpunimi, në kuadër të së cilës kanë realizuar disa projekte të përbashkëta në lëmin e kërkimeve shkencore, por edhe në veprimtari të tjera me interes të ndërsjellë.

TË FUNDIT

Institucionet fasadë po kalben nga brenda

Nga 150.000 denarë ndihmë fillestare për çdo familje të prekur nga tragjedia e Koçanit

Tragjedia e spitalit të Tetovës, si shpëtuan kokat e mëdha?!

Nxiret para gjykate i akuzuari për mashtrim ndaj një gruaje të moshuar për 30.000 euro për një aksident të rremë trafiku

Toshkovski: Kallëzim penal ndaj 34 personave fizikë dhe tre juridikë

Raporti i autopsisë: Të gjitha viktimat e zjarrit në Koçan vdiqën nga asfiksioni

ME TE LEXUARA

1
Institucionet fasadë po kalben nga brenda
1
Nga 150.000 denarë ndihmë fillestare për çdo familje të prekur nga tragjedia e Koçanit
1
Tragjedia e spitalit të Tetovës, si shpëtuan kokat e mëdha?!
1
Nxiret para gjykate i akuzuari për mashtrim ndaj një gruaje të moshuar për 30.000 euro për një aksident të rremë trafiku
1
Toshkovski: Kallëzim penal ndaj 34 personave fizikë dhe tre juridikë

LEXO MË SHUMË

Institucionet fasadë po kalben nga brenda

Nga 150.000 denarë ndihmë fillestare për çdo familje të prekur nga tragjedia e Koçanit

Tragjedia e spitalit të Tetovës, si shpëtuan kokat e mëdha?!

Nxiret para gjykate i akuzuari për mashtrim ndaj një gruaje të moshuar për 30.000 euro për një aksident të rremë trafiku

Toshkovski: Kallëzim penal ndaj 34 personave fizikë dhe tre juridikë

Raporti i autopsisë: Të gjitha viktimat e zjarrit në Koçan vdiqën nga asfiksioni