Rektori i UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti mori pjesë në panelin e diskutimit për mbrojtjen e mjedisit dhe transformimin kulturor

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28/04/2023

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, sot ka marrë pjesë në hapjen e panelit të diskutimit “Mjedisi dhe transformimi kulturor”, të organizuar nga Qendra për Bashkëpunim Ballkanik “Loja” dhe Universiteti i Tetovës.

Në fjalën e tij para ekspertëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, Rektori i UT-së, është shprehur se institucioni që ai e udhëheq i kushton rëndësi të veçantë ndërtimit të një kulture të bazuar në zhvillimin e qëndrueshëm. Në këtë drejtim, ai veçoi shënimin në Universitetin e Tetovës të 22 Prillit – Ditës Botërore të Tokës, ku u zhvilluan disa ligjërata, me qëllim për t’u vetëdijesuar dhe për të reflektuar rreth rëndësisë dhe nevojës së arritjes së një ekuilibri mes dimensioneve ekonomike, ekologjike, sociale dhe kulturore. Ai po ashtu bëri thirrje se është përgjegjësia e gjithsecilit prej nesh, që planetin ku jetojmë t’ua trashëgojmë brezave që do vijnë pas, në gjendje më të mirë sesa na e trashëguan neve paraardhësit tanë. “Është detyra jonë si institucion arsimor-shkencor të udhëheqim rrugën në kërkimin e zgjidhjeve për sfidat e mëdha të kohës sonë si: humbja e biodiversitetit, ndryshimet klimatike, pabarazia sociale etj. Për këtë arsye, nxisim zhvillimin e kërkimeve shkencore për të bërë zbulime inovatore dhe promovojmë aplikimin e tyre. Pavarësisht potencialit të shkëlqyeshëm që zotërojmë, për të kapërcyer këto sfida kemi nevojë për partnerë dhe mbështetje. E ardhmja e qëndrueshme ndërtohet së bashku. Kemi themeluar Institutin Ekologjik dhe Teknologjik si institucion mësimor-shkencor, i cili si aktivitet kryesor e ka edukimin dhe trajnimin e kuadrove për ekologji, me standarde të larta dhe me mësim teorik e praktik, të cilët do të jenë të aftë të kyçen në zgjedhjen e problemeve në fushën e ekologjisë dhe të mbrojtjes së mjedisit jetësor, si dhe të kontribuojnë në planin hulumtues shkencor deri në ngritjen e vetëdijes te popullata e vendit tonë dhe më gjerë”, deklaroi Rektori, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.

Po ashtu, ai e risolli në vëmendje të penalistëve dhe pjesëmarrësve të tjerë se, Universiteti i Tetovës ka qenë një nga iniciuesit e parë për shpalljen e Malit Sharr Park Nacional, dhe se përmes Institutit të Ekologjisë dhe Teknologjisë janë realizuar një sërë studimesh për pasuritë natyrore që ofron ai, duke ndihmuar në hartimin e Propozim-ligjit për shpalljen e një pjese të Malit Sharr në Park Nacional.

“Përveç infrastrukturës arsimore, në të cilën jemi vazhdimisht të përkushtuar për ta përmirësuar, theks të posaçëm i japim edhe krijimit të hapësirave të gjelbra si dhe mirëmbajtjes së tyre. Për ne, parku që rrethon kampusin e universitetit është pikë krenarie, si ndër të paktat hapësira të gjelbra në “pyllin e betonit” të ndërtuar nga faktori njeri në qytet. Le të shërbejmë veç të tjerave edhe si shembull për t’u ndjekur prej institucioneve të tjera, për vendosjen e një standardi të raportit ndërtim-gjelbërim për të respektuar ekuilibrin ekologjik. Një ndryshim i vogël, nëse kthehet në praktikë të përgjithshme jep një ndikim të madh”, theksoi Rektori i UT-së.

Pjesë e panelit të sipërthënë ishte edhe Prof. Dr. Asan Idrizi, ligjërues në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara në Universitetin e Tetovës. Ai referoi për “Ndikimin e njeriut në ndotjen dhe degradimin e mjedisit jetësor”. Sipas tij, mbrojtja dhe avancimi i mjedisit jetësor në botën bashkëkohore paraqet një temë globale. “Hapësira e mjedisit jetësor të njeriut gjithnjë e më tepër po ngushtohet, rrezikohet dhe ndotet, kështu që i humbet parametrat themelorë të hapësirës kualitative. Sa më tepër që njeriu ka hapëruar në transformimin e mjedisit jetësor aq më tepër e ka rënduar planetin tonë me lloje të ndryshme të degradimit. Kjo kërkon një zgjidhje të shpejtë. Degradimi i mjedisit jetësor nuk është një temë e re, por sot botën e rëndojnë probleme të shumta globale të cilët ndikojnë drejtpërdrejtë në kualitetin e mjedisit jetësor”, tha Prof. Dr. Asan Idrizi.

Profesor Idrizi vlerësoi se organizimet e ndryshme që bëhen në lidhje me problemet mjedisore dhe ndikimin e tyre në mjedis kanë për qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve për mbrojtjen e mjedisit jetësor; përgjegjësinë dhe kujdesin ndaj hapësirave publike dhe qëllimin kryesor për mbrojtjen e planetit tonë të përbashkët – Tokës. Paneli i sipërthënë u mbajt në Kodrën e Diellit dhe i zhvilloi punimet në kuadër të programit të Festivalit WATCH THROUGH, një veprimtari kulturore që bashkon shkrimtarë dhe aktivistë dhe synon të krijojë një sinergji që mund të nxisë ndryshime pozitive në shoqëri dhe të frymëzojë të tjerët të veprojnë drejt një të ardhme më të mirë me perspektivën e Integrimit Evropian.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1316

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

WhatsApp Image 2024-04-19 at 23.03.16 (1)

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Ali AHmeti

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Menduh Thaci

Thaçi thotë se Albin Kurti s’ka asnjë njeri në Maqedoni

europe elect

Anketa e “Europe Elects”: Arben Taravari prinë para Bujar Osmanit

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

INFO

NA NDIQ