Rektori i UT, Vullnet Ahmeti: Muharem Idrizi raportoi për momentet e para të themelimit të UT-së

0

Studentët, profesorët dhe ne drejtuesit e Universitetit të Tetovës, me pikëllim të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur Muharem Idrizi.

Sot, media shqiptare e humbi gazetarin që me integritet, profesionalizëm dhe përkushtim të lartë e informoi publikun për zhvillimet në vendin tonë dhe më gjerë.

Muharem Idrizi do të kujtohet ndër ne, si gazetar, veprimtar i arsimit, kulturës, por mbi të gjitha gazetari që raportoi për hapat e parë të themelimit dhe fillimin e ligjëratave në Universitetin e Tetovës.

Në emër të Universitetit të Tetovës dhe në emrin tim personal u shpreh ngushëllime familjes Idrizi, kolegëve, miqve dhe mbarë opinionit publik.

Komentet

komentet