Rektori Zeqiri falënderon deputetët për drejtimet e reja

Rektori i Universitetit “Nëna Terezë, Izet Zeqiri ka falënderuar deputetët që votuan drejtimet e reja në këtë tempull diturie, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Universitetii “Nënë Tereza” në Shkup me gjithë fakultetet e reja studimore në përbërje të saj do të ketë 8 (tetë) Fakultete dhe ato:
– Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës;
– Fakulteti i Shkencave Informatike;
– Fakulteti i Shkencave Teknike;
– Fakulteti i Shkencave Teknologjike;
– Fakulteti i Shkencave Sociale;
– Fakulteti Juridik;
– Fakulteti Ekonomik;
– Fakulteti i Shkencave Humane.

UNT falënderon deputetet për votimin dhe të gjithë kontribuesit për ngritjen dhe zhvillimin e këtij tempulli shkencor duke siguruar ata që ky Universitet në kryeqytetin e vendit tani më po mer dhe pamjen më madhështore për të gjithë studiuesit e së ardhmes”, ka shkruar Zeqiri.(INA)