“Rekuiem”-i i Xhuzepe Verdit në Operën dhe baletin nacional

Picture of INA
INA

26/05/2023

Në kuadër të edicionit të 51-të të festivalit “Mbrëmjet operistike të majit” 2023 me fillim në orën 20:00 do të interpretohet një nga veprat më të fuqishme dhe më dramatike në historinë e muzikës klasike, “Rekuiem”, e mjeshtrit italian të muzikës Xhuzepe Verdi.

Siç informojnë nga Opera dhe baleti nacional, dirigjent është mysafiri nga Bullgaria, Emil Tabakov, koncert-mjeshtër Vladimir Kostov, kurse kor mjeshtër është Gjurgjica Dashiç. Do të performojnë kori i Operës dhe Baletit Nacional dhe Orkestra e Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut.

Solistë janë Besa Lugiçi, soprano (Kosovë), Sanja Anastasia, mecosoprano (Serbi), Nikolla Kitanovski, tenor, Igor Durlovski, bas.

Një fantazi muzikore që nuk përsëritet! “Rekuiem” i Verdit është një shkrirje e mrekullueshme e operës, dramës, simfonisë nga momente solo emocionuese, virtuoze, nga gëzimi dhe lumturia, te patosi dhe trishtimi, nga “fjalitë” e thjeshta që lehtësojnë mendimin, te një ide e thellë filozofike, thelbi i së cilës vlen te mendosh. Vepra i kushtohet shkrimtarit të njohur italian Alesandro Manconi.

Kompozitori Johanes Brahms deklaroi se “vetëm një gjeni mund të shkruajë një vepër të tillë!” Rekuiemi i Verdit është një vepër e emocioneve “më të përqendruara” – të gjitha ndjenjat njerëzore të paketuara në kaq pak faqe. Muzika është e drejtpërdrejtë dhe e fuqishme, shqetësuese, madhështore…

TË FUNDIT

Ndarja e komunave për zgjedhjet, Sela: Nuk do të pranoj përulje apo nënçmim

Rama me krimin harxhoi 70 milionë euro për vota, fali 200 milionë euro gjoba, reagoi Berisha nga protesta në Tiranë

Albrim Hoxha: Jam “ushtar” i Aleancës dhe VLEN-it, gjithmonë kundër BDI-së!

Reuters: Shqipëria e vogël dhe aspiruese pret samitin gjigant europian

Mexhiti: Jemi në bisedime me deputetët e Frontit

Vendimi për shqipen mund të shtyhet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË