REL: Putin paralajmëron për rrezikun e një lufte bërthamore me NATO-n

INA
INA

29/02/2024

Presidenti rus, Vladimir Putin, nisi fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit më 29 shkurt duke paraqitur këndvështrimin e tij se si po përparon lufta kundër Ukrainës, për raportet e Rusisë me Perëndimin, kërcënoi me pasoja “tragjike” nëse NATO-ja dërgon trupa në Ukrainë, shkruan REL/RFE.

“Rusia ka armë të cilat mund të godasin territorin e tyre dhe tani ata po sugjerojnë dhe po e kërcënojnë botën me to dhe e gjithë kjo rrit kërcënimin real të një konflikti bërthamor që nënkupton shkatërrimin e njerëzimit”, tha ai.

Duke folur më pak se tre javë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, të cilat pritet t’i fitojë me lehtësi, Putin përsëriti narrativin se nisja e pushtimit në shkallë të plotë i Ukrainës ishte i nevojshëm për të mbrojtur sovranitetin e Rusisë dhe sigurinë.

“Pavarësisht vështirësive dhe shijes së hidhur të humbjeve, njerëzit e mbështesin këtë zgjedhje”, tha ai për “operacionin e posaçëm ushtarak”, formulimin që përdor Kremlini për t’iu referuar pushtimit të Ukrainës që Moska nisi në shkurt të vitit 2022.

Në pjesë e parë të fjalimit, që ai e mbajti para dy dhomave të Parlamentit rus dhe Këshillit të Federatës, ai u fokusua më shumë te Perëndimi, duke e akuzuar atë se “po tenton të na tërheq në një garë armësh”, duke “tentuar që të na lodhin”.

“Perëndimi nuk po tenton vetëm që të na pengojë në zhvillimin tonë; në vend të Rusisë, atyre u duhet një vend vdekjeje”, tha ai, duke shtuar se në të njëjtën kohë, Perëndimi “i ka bërë keq llogaritë”.

Më herët gjatë kësaj jave, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pas një samiti të liderëve të Evropës të mbajtur në Paris, tha se pavarësisht se aktualisht nuk ka konsensus, nuk duhet të përjashtohet asnjë mundësi për të ndihmuar Ukrainën, përfshirë edhe dërgimin e trupave perëndimore për të luftuar përkrah Kievit, në mënyrë që të parandalohet një fitore ruse.

Putin tha se një lëvizje e tillë do të rezultonte në “pasoja për intervencionistët” që do të ishin “shumë më tragjike”.

Ai po ashtu sugjeroi se një përfshirje e Perëndimit do të rriste mundësinë e një lufte bërthamore botërore.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kyçë evropianë thanë gjatë kësaj jave se nuk kanë plane që të dërgojnë trupa tokësore në Ukrainë.

Përderisa hodhi poshtë raportimet perëndimore se Moska po e shqyrton mundësinë e dislokimit të armëve bërthamore hapësinore, Putin tha se forcat bërthamore të Rusisë janë “në gatishmëri të plotë” dhe se ushtria ka dislokuar armatime të reja në fushëbetejën në Ukrainë.

Lideri rus po ashtu tha se raketa e re balistike ndërkontinentale, Sarmat, është futur në shërbim të forcave bërthamore ruse, ndërkaq shteti po përfundon testimin e një raketave dhe dronëve të tjerë bërthamorë.

Fjalimi i Putinit vjen para zgjedhjeve presidenciale ruse që mbahen më 15-17 mars, të cilat Kremlini shpreson t’i përdorë për të treguar unitetin e kombit në mbështetje të Putinit dhe pushtimit të Ukrainës.

Zgjedhjet ruse kontrollohen ashpër nga Kremlini dhe as nuk janë të lira, e as fer, por shihen nga Qeveria si nevojë për të përçuar një ndiejnë të legjitimitetit.

Putin është në pushtet në Rusi që nga viti 1999, si president dhe kryeministër.

Gjatë fjalimit, Putin nuk përmendi Aleksei Navalny, politikanin opozitar, që vdiq dy javë më parë në një burg në Arktik, nën rrethana të dyshimta.

Navalny kishte tentuar të garonte kundër Putinit më 2018, por nuk ishte lejuar nga autoritetet për shkak të një dënimi të mëparshëm për mashtrim, rast që ishte parë gjerësisht si i motivuar politikisht.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fe129fe1-3078-4efd-9213-990bfd8c0762

Taravari: Bujar Osmani vonë i ra pishman për “Ballkanin e Hapur”

Unbenannt-21-978x500

Aksident i rëndë në Gjermani, shoferi i kamionit nga Maqedonia

XHAFERI

Xhaferi: Maqedonia e Veriut është shembull në rajon për implementimin e barazisë gjinore

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

BE do të ndajë rreth 750 milionë euro për NVM-të në Ballkanin Perëndimor

pompa-benzines-derivatet-naftes

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

burgu

Arrestohen 17 pjesëtarë të Policisë së Burgjeve në Maqedoninë e Veriut

derivate nafta dizeli benzin

A do të rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni pas ngjarjeve në Lindjen e Mesme?

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Guterres drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së: As rajoni dhe as bota s’mund të përballojnë një luftë tjetër

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ