Kuvendi në kuadër të punës së sotme mbi rendin e ditës të seancës së 48-të me 60 vota “pro” dhe 21 “kundër” emëron Remzi Bajramin për kryetar të Këshillit të epskertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS). Ai vjen në vend të Maksud Ali i cili u shkarkua me 58 vota “pro” dhe 18 “kundër”.
Deputetja Jovanka Trençevska nga LSDM në fjalën e saj tha se fati i 600 mijë personave të cilët në periudhën e fundit duhet të marrin pension do të vihen në duart e Remzi Bajramit, i cili nuk i plotëson kushtet.
“Dikush pa ekspertizë dhe njohuri duhet të vendosë për fatin e tyre. Për anëtar të Këshillit mund të zgjidhet personi i cili është ekspert në fushën e sigurimit pensional me përvojë pune prej të paktën pesë viteve në fushën e sigurimit pensional ose në fushën e financave. Kandidati i cili propozohet ka diplomuar në shtator të vitit 2021 dhe nuk e plotëson kushtin bazë për pesë vjet përvojë pune”, tha Trençevska.