Remzie Osmani rrëmbeu vëmendjen me imazhin e fundit, kështu e komentoi reja

0

Këngëtarja duket mjaft bukur në foton e fundit Remzie Osmani është ndër yjet e muzikës popullore shqiptare, e cila për dekada me radhë ka argëtuar publikun anë e mbanë trojeve shqiptare.

E edhe sot, këngëtarja e mirënjohur nuk dalet së publikuari projekte të shumta, shkruan rtv21.tv Krahas projekteve dhe angazhimeve tjera, Remzia aktive po tregohet edhe në rrjete sociale, duke publikuar video e imazhe të shumta. Së fundmi, Osmani ka realizuar një imazh të bukur, përmes së cilit ka marrë vëmendje në rrjetin instagram.

I publikuar vetëm 2 orë më parë, imazhi i këngëtares, ku shihet mjaft e lumtur ka marrë pëlqime dhe komente të shumta. Kur jemi te këto të fundit, në mesin e komenteve të shumta, një të tillë këngëtares i ka lënë edhe reja e saj, Gëzimja. “E bukura mami”, ka shkruar Gëzimja në imazhin e këngëtares.

Ndërsa, Remzia në storie ka publikuar storie të ndjekësve, të cilët e kanë shpërndarë fotografinë e saj.