”Renault” humbje historike në 2020

Prodhuesi francez i makinave ”Renault” regjistroi një humbje historike prej tetë miliardë eurosh gjatë vitit 2020, si pasojë e krizës së koronavirusit, njoftoi kompania në një komunikatë.

Grupi ka regjistruar në tremujorin e dytë të ardhura në rënie me 8,9% dhe 660 milionë euro humbje. Por, kjo shifër mbetet negative si pasojë e shitjeve në rënie me -21,3% dhe rezultatet e partnerit të tij japonez ”Nissan”.

”Renault” ka regjistruar një rënie të shitjeve me 21,3% në një vit, me të paktën tre milionë makina të shitura në një treg automjetesh në rënie.