Renditja e ushtrive botërore për vitin 2022, ku është Shqipëria, Kosova, Maqedonia…?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26 Janar, 2022

“Global Firepower” ka publikuar një raport vjetor dhe një listë renditjeje të ushtrive të 140 vendeve të botës.

Sipas të dhënave për vitin 2022, Shqipëria renditet në vendin e 115, Maqedonia e 134-ta, Kosova e parafundit 139-ta nga gjithsej 140 vende.

Ndërkohë, nga vendet e rajonit më lartë qendron Serbia në vendin e 61, Kroacia e 62-ta, përcjell INA.

Vlerësimi i fundit tregon se Shtetet e Bashkuara janë ende më të fuqishmet në botë, të ndjekura nga Rusia, Kina, India dhe Japonia në pesëshen e parë. Sipas Global Firepower, indeksi i fuqisë dhe forcës ushtarake llogaritet bazuar në më shumë se 50 faktorë.

Në vendin e gjashtë është Koreja e Jugut, Franca është në vendin e shtatë që është një zgjedhje mjaft e çuditshme duke qenë se ky vend është gjithashtu një fuqi bërthamore, dhe ka një aeroplanmbajtëse bërthamore si dhe një nëndetëse bërthamore. Britania e Madhe është në vendin e tetë, dhe në mesin e dhjetë të parave në listë është Pakistani, në vendin e nëntë dhe në vendin e dhjetë është Brazili.

Italia renditet e 11-ta, Turqia e 13-ta, Gjermania e 16-ta, Izraeli 18-ta, Greqia e 27-ta, Norvegjia e 33-ta, Rumania e 38-ta, Sllovakia e 60-ta, Austria 58-ta, Hungaria e 56-ta, Bullgaria e 67-ta, ndërsa Shqipëria në vendin e 115-të.

Nga vendet e ish-Jugosllavisë, Serbia në vitin 2022 renditet e 61-ta, Kroacia e 62-ta, Sllovenia e 86-ta, BeH e 123-ta, Mali i Zi në vendin e 131-të dhe Kosova e 139-ta. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Escobar Lajcak

Escobar zbulon kërkesat për Kosovën e Serbinë

Albin-Kurti-5

Kurti: Ja plani im i ofruar për dalje nga kriza

ahmeti-mickoski-750x430-1

VMRO-DPMNE: BDI duan apo s’duan, vitin e ardhshëm do të jenë opozitë

besa-trans

Rasti “Besa Trans”, Prokuroria prezantoi videot nga kamerat e sigurisë kur autobusët kanë kaluar në “Deve Bair”

escobar

Çka nëse Kosova nuk i plotëson kërkesat e SHBA dhe BE, kjo është përgjigja e Escobar

zlatan-arsiq-kriminel-serb-kosove

KE: Madhërimi i kriminelëve të luftës në Serbi vazhdon pa pasoja

Kurti Blinken

Nga masat për Kosovën te sanksionet për Kurtin, publikohet dokumenti i SHBA-së

BDI selia

BDI: Jemi të gatshëm ta mbështesim Qeverinë pa BDI, nëse opozita përkrah ndryshimet kushtetuese

hristijan mickovski

Mickoski: VMRO-DPMNE është e gatshme të hyjë në Qeveri me LSDM-në, por pa BDI-në

INFO

NA NDIQ