Rëndohet bilanci në Durrës, 188 banesa dhe 9 pallate të krisura

0

Çadra te stadiumi dhe qendër e hapur tek Kovaleshenca në Durrës për të pritur banorët banesat e të cilëve janë të dëmtuara.
Në total, deri më tani rezultojnë 188 banesa të plasaritura dhe 9 pallate të krisura në Durrës dhe rrethina dhe dy shkolla ‘Qemal Mici’ dhe ‘14 nëntori’ që kanë plasaritje. Kryebashkiakja Sako bën të ditur se shkollat kanë pësuar vetëm dëme të vogla, në to është duke u bërë pastrimi i ambienteve përreth dhe të hënën në mëngjes do të jenë gati për të pritur nxënësit.
Në Durrës janë ngritur dhe po funksionojnë pranë çdo njësie administrative grupet e konstatimit dhe verifikimit të dëmeve, të cilët janë duke pritur raportimet e qytetarëve dhe do të bëjnë më vonë konstatimet në terren për të verifikuar të gjitha banesat e dëmtuara.