Rëndohet gjendja e qytetarëve në RMV – edhe varfëri, edhe padrejtësi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/02/2023

Çmimet e produkteve bazë po rriten vazhdimisht derisa pagat e qytetarëve nuk rriten aspak ose vetëm minimalisht. Me këtë, ekspertët paralajmërojnë se gjatë muajve në vijim do të kemi edhe rritje të varfërisë në vend. Kriza ekonomike jo vetëm që ka rënduar xhepat e të gjithë qytetarëve por ka bërë që edhe të rritet numri i qytetarëve të cilët kanë kërkuar ndihmë nga shteti apo që kanë “kaluar” të jetojnë në varfëri ekstreme. Derisa në Maqedoni shporta konsumatore për një familje 4 anëtarësh shkon mbi 50 mijë denarë, paga minimale është 18.000 denarë dhe planifikohet të ngritët në 20.500 ku përsëri dy paga minimale nuk do të jenë të mjaftueshme për ta mbuluar shportën konsumatore për një muaj.

Gazetari dhe opinionisti, Latif Mustafa për gazetën KOHA, deklaroi se institucionet janë struktura organizative të cilat gjenerohen nga politika.

“Në Maqedoninë e Veriut, përkundër disa përpjekjeve të befta, administrata kryesisht ka mbetur e politizuar partiakisht për vite me radhë. Fatkeqësisht, politika nuk ka arritur të krijojë besueshmëri te qytetari i papërfaqësuar jo militant, rrjedhimisht as institucioni. Rritja e varfërisë në një vend të varfër është shenjë se aty vjedhin të pasurit”, u shpreh Mustafa.

Derisa në anën tjetër sipas një hulumtimi të fundit nga Qendra për strategji evropiane – Eurothink, është vërejtur se kemi rënie të besimit në institucionet shtetërore nga ana e qytetarëve. Ushtria mban vendin e parë për besim siç ndodh rëndom, institucionet fetare janë në vend të dytë dhe policia në vend të tretë. Policia, në fakt, ka shënuar rritje sa i takon listës së besueshmërisë por përsëri 70 për qind e të anketuarve mendojnë se policia nuk është e pavarur nga interesat partiake dhe biznesore.

“Nëse e krahasojmë, besimi te të gjithë institucionet është në rënie të vazhdueshme me atë që besimi më i ulët përsëri këtë vit është te gjyqësori dhe prokuroria. Të gjyqësori është gjashtë për qind, te prokuroria është shtatë për qind. Një vit më herët tek të dy sektorët ishte nga tetë për qind”, thanë nga Eurothink.

Shumë nga të anketuarit mendojnë se qëndrimi i BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut është jo fer, kurse Rusia konsiderohet si rrezik vetëm për 4% të qytetarëve. Një pjesë e madhe e tyre e shohin Bullgarinë si rrezikun më të madh.

Nga ana tjetër, raporti vjetor i Komisionit Evropian (KE) gjatë vitit të kaluar mbi Republikën e Maqedonisë së Veriut pohon se reformat gjyqësore, ashtu si në raportin e vitit të kaluar, kanë parë njëfarë progresi, me çka në këtë drejtim është përmendur dhe përforcimi i pavarësisë së gjyqësorit. Megjithatë, KE është e përmbajtur për veprimin e Këshillit Gjyqësor si mbrojtës i pavarësisë së gjyqësorit. Edhe pse raporti i vitit 2020 vlerësoi rolin proaktiv të Këshillit Gjyqësor, raporti i vitit të kaluar theksoi nevojën që Këshilli Gjyqësor të ruajë rolin e tij si mbrojtës i gjyqësorit. Këtë vit, KE është më kritike dhe vëren se është e nevojshme që Këshilli të forcojë rolin e tij si mbrojtës i pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit, si dhe të përmirësojë transparencën.

Nga ana tjetër, Këshilli i Prokurorëve Publikë duhet të arsyetojë vendimet e tij dhe të sigurojë qasje të rregullt të mediave në seancat e tij, me çka do të rritet transparenca. Raporti thekson rëndësinë e ndjekjes së angazhimit për të promovuar pavarësinë e gjyqësorit dhe përmirësimin e perceptimeve për pavarësinë e sektorit gjyqësor në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, në drejtim të promovimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe përmirësimit të perceptimeve për pavarësinë e sektorit gjyqësor.

Ndryshe, sfidat me të cilat ballafaqohen të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor në aspektin e gjyqësorit, korrupsionit dhe lirisë së medias, tregojnë pafuqinë institucionale për të ndërmarrë veprime konkrete në aspektin e sundimit të ligjit. /koha/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fletvotime-zgjedhje

Çfarë duhet të dini gjatë votimit? Këto janë udhëzimet për votim në zgjedhjet presidenciale

zgjedhje-22333-800x445

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni – sot votojnë të sëmurët, të burgosurit dhe personat në shtëpitë e të moshuarve

Arben Taravari

“z.Kurti është përkrahës i kandidaturë sime”, Taravari tregon arsyet e mungesës së Albin Kurtit në takimet me mërgatën

KSHZ-Komisioni

Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

DASH departamenti amerikan

Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe dhuna ndaj gazetarëve – raport i DASH për Maqedoninë e Veriut

pasaporta dokumente personale

Dhe në ditën e votimit, qytetarët e Shkupit do të mund të marrin dokumentet e tyre personale

zgjedhje maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë

pompa-benzines-derivatet-naftes

Nga mesnata këto janë çmimet e derivateve të naftës

vjosa osmani okb grate e dhunuara

OKB-ja tentoi të bllokojë pjesëmarrjen e grave të mbijetuara gjatë luftës, Osmani refuzoi të merrte pjesë pa to

INFO

NA NDIQ