Rënia dramatike e numrit të nxënësve në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut

ina-online
ina-online

31 Gusht, 2023

Dekadën e fundit është në rënie të madhe numri i nxënësve nëpër shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave në 13 vitet e fundit ka një rënie prej mbi 24 mijë nxënës ose një e katërta.

Për këtë vit akademik janë hapur gati 30 mijë vende për vitin e parë të arsimit të mesëm dhe në afatin e parë janë regjistruar 15.481 nxënës, pa llogaritur afatin e gushtit, ku nuk ka shifra të larta. Megjithatë, të dhënat në total  flasin për përgjysmim të numrit, përcjell INA.

Regjistrimi i popullsisë i vitit  2021 tregoi se numri i të rinjve është në rënie drastike. Në dy dekadat e fundit, numri i personave nën moshën 29 vjeç është ulur me 270 mijë banorë.

Komunat e vogla po përballen me numër skajshmërisht të ulët të nxënësve të shkollave të mesme. Në Makedonski Brod numri i nxënësve të shkollave të mesme në 13 vitet e fundit është zvogëluar për katër herë, në Pehçevë për gati 3.5 herë, në Krushevë për më shumë se 3 herë, në Valandovë për 2.5 herë.

Ndërsa, edhe komunat e mëdha po përballen me mungesë të nxënsëve. Nga qytetet më të mëdha tani ka 43 për qind më pak nxënës në Gostivar, në Kërçovë për 42 për qind, në Strugë me 34 për qind, Tetovë me 32 për qind, Veles, Strumicë dhe Kumanovë për 30 për qind, Ohër për 25 për qind, Manastir për 23 për qind, Prilep 22 për qind dhe në Shtip 20 për qind më pak nxënës në shkollat ​​e mesme. Edhe në Shkup, ku shumica e njerëzve emigrojnë nga vendet e brendshme, ka mbi dy mijë nxënës më pak të shkollave të mesme, pra një rënie prej 8 për qind. (INA)

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dimitar kovacevski

Kovaçevski dënon ngjarjet në veriun e Kosovës

Afrim Bunjaku

Sot varrimi i policit Afrim Bunjaku

policia-haracine

Vrasje e dyfishtë në Maqedoni, vëllai vret vëllanë dhe kunatën

Afrim Bunjaku

Nesër ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë

hovenier qemal minxhozi

Ambasadorët e SHBA-ve dhe Shqipërisë ndezën qirinj në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

policia-kosoves

Edhe një sulmues i arrestuar, Policia thotë se ka hyrë në objektet përcjellëse të Manastirit të Banjskës

borell-borel

Borrell flet me Kurtin dhe Vuçiqin për sulmin terrorist në veri

xhelal svecla

Ministri Shfeçla jep detaje nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës

policia kosoves terroristet veri

Zyrtare: Tre sulmues të vrarë, një i arrestuar, dhe 4 persona të kapur me radiolidhje

INFO

NA NDIQ