Rënia e miteve/ Messi dhe Ronaldo kapin vlerën me të ulët në merkato

Picture of ina-online
ina-online

04/04/2024

Si në çdo gjë në jetë, çdo fillim e ka një fund. Nuk i shpëtojnë këtij “ligji të pashkruar” as yjet e futbollit.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo dominuan skenat e këtij sporti për më shumë se dy dekada, por tani duhet t’i hapin rrugën një gjenerate të re, që gjithsesi do ta ketë shumë të vështirë të arrijë sukseset e tyre.

Si “Pleshti” ashtu edhe “CR7”pranuan të bëjnë kompromis me këtë, duke u larguar nga futbolli i rëndësishëm, siç është ai evropian, me argjentinasin që zgjodhi Amerikën, ndërsa “luzitani”, Arabinë Saudite, por kurba në zbritje e karrierës së tyre konfirmohet edhe nga “Transfermarkt”.

Sipas specialistëve, Lionel Messi ka kapur pikën më të ulët sa i përket vlerës së tij në merkato që nga viti 2006.

Tani që luan tek Inter Miami, kartoni i kampionit të botës vlerësohet 30 milion euro.

Akoma më “pikiatë” është zbritja e rivalit të tij të përjetshëm. Pavarësisht se kontrata me Al-Nassr është një nga më të pasurat në botë, kartoni i Cristiano Ronaldo në merkato vlerësohet vetëm 15 milion euro.

Tashmë vendin e tyre në listën e futbollistëve më të vlerësuar e kanë marrë yjet e rinj.

Sipas “Transfermarkt” lista kryesohet nga Jude Bellingham, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Të tre kanë një vlerë të njëjtë, 180 milion euro, por për shkak të moshës, vendin e parë e mban “ylli” i Real Madrid, i ndjekur nga ai i Manchester City dhe më pas nga ai i Paris Saint-Germain, ndëra “top 5” plotësohet nga Vinicius Junior, po i Real Madrid dhe Bukayo Saka i Arsenal.

TË FUNDIT
3 orë
Kuvendi i Kosovës e miratoi ratifikimin e marrëveshjes për rrugën Prizren-Tetovë
3 orë
“Albania” kënga që do t’i shoqërojë kuqezinjtë në kampionatin Europian “Gjermani 2024”
5 orë
Mbrojtja e liqenit të Ohrit i kalon Ministrisë së Mjedisit
5 orë
Lorik Cana kundër Europianit me Serbinë
8 orë
Asambleja e Përgjithshme e OKB kaloi rezolutën që njeh gjenocidin e Serbisë në Srebrenicën e Bosnjës

ME TE LEXUARA

15 orë
Numri i mandateve në Kuvend pas rivotimit të djeshëm në Maqedoninë e Veriut
5 orë
Mbrojtja e liqenit të Ohrit i kalon Ministrisë së Mjedisit
13 orë
Taravari: Ende nuk kam vendosur nëse do të jem ministër i Shëndetësisë
3 orë
“Albania” kënga që do t’i shoqërojë kuqezinjtë në kampionatin Europian “Gjermani 2024”
13 orë
Siljanovska nga Vatikani: Nuk do të takohem me presidentin e Bullgarisë

LEXO MË SHUMË

Rruga-Prizren-Tetove

Kuvendi i Kosovës e miratoi ratifikimin e marrëveshjes për rrugën Prizren-Tetovë

kombetarja kualifikimi

“Albania” kënga që do t’i shoqërojë kuqezinjtë në kampionatin Europian “Gjermani 2024”

ohri ohrid

Mbrojtja e liqenit të Ohrit i kalon Ministrisë së Mjedisit

Lorik Cana

Lorik Cana kundër Europianit me Serbinë

srebrenica

Asambleja e Përgjithshme e OKB kaloi rezolutën që njeh gjenocidin e Serbisë në Srebrenicën e Bosnjës

deputet 2024

Kush është forca e dytë politike, LSDM apo Fronti Europian?

moti shiu

Gjatë fundjavës mot me shi të rrëmbyeshëm

vlen llogo

Jo zyrtare, kjo është pakoja ekzekutive e koalicionit VLEN

Merita Koxhaxhiku

Më 28 maj, seanca konstitutive e Kuvendit! Do ta udhëheqë deputetja Koxhaxhiku

INFO

NA NDIQ