Rënie e numrit të fëmijëve edhe në çerdhet e Preshevës

0

Muaji shtator është muaji i fillimit të vitit shkollorë si për nxënësit e rritur po ashtu edhe për fëmijët e Entit parashkolorë.

Më datën 3 shtator edhe fëmijët e Entit parashkollorë kanë marrur rrugën drejtuar këtij institucioni ku për ta ka filluar një fazë e re. Rënie të numrit të nxënësve ka edhe në këtë institucion ku sipas të dhënave të ardhura nga komuna deri më tani janë evidentuar 730 fëmijë, ndërsa në Entin parashkollor 8 Marsi janë regjistruar 370 fëmijë.

Sipas drejtoreshës së këtij Enti, Sinavere Shaqiri e cila për portalin tonë u proncua se në këtë Ent janë të regjistruar 370 fëmijë, ndërsa tek qëndrimi ditor janë 90 fëmijë nga të gjitha grupet që janë të rradhitur sipas moshës.

Sipas znj. Shaqiri edhe këtë vit ka rënie të numrit të fëmijëve në qendër, por edhe në paralele të ndara nëpër bashkësi lokale .Realizimi i planprogramit vjetor edhe këtë vitë është i njejtë.Sipas drejtoreshës raporti i prindërve është shumë i mirë sepse ata shprehin interesim për fëmijët e tyre.Fëmijët e grupeve parashkollore gjithashtu edhe ata janë pajisur me tekste mësimore.Drejtoresha e këti Enti parashkollorë  ka potencuar se fëmijve u shërbehet edhe shujtja e ushqimit ku ata ushqehen 3 herë në ditë./presheva.com/

Komentet

komentet