Replek Sh.A ka forcuar pozicionet e saj të eksportit në tregjet e Bashkimit Evropian, duke zgjeruar portofolin e produkteve të disponueshme në këto vende. Kompania gjithashtu vazhdoi përparimin e saj në Afrikë dhe Azi, dhe përveç pranisë në më shumë se dhjetë tregje aziatike, së shpejti do të jetë e pranishme në tregun e Jordanisë.
Forcimi i pozicioneve të eksportit është rezultat i strategjisë së eksportit, e cila përmes diversifikimit të eksporteve dhe pozicionimit të markave synon të krijojë vlerë të re të shtuar për kompaninë. Për herë të parë është i siguruar eksporti në tregje të caktuara, gjë që redukton rreziqet e mundshme, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme në kushtet e krizës shëndetësore dhe politike. Kompania ka nisur një cikël zhvillimi për modernizimin, dixhitalizimin dhe përmirësimin e proceseve të biznesit, dhe planifikon të zgjerojë portofolin, si dhe të modernizojë identitetin e tyre vizual të korporatës. Kompania tashmë ka filluar zbatimin e zgjidhjeve inovative dhe rritjen e kapaciteteve. Investimet në impiantet e reja janë në fazën përfundimtare dhe do të funksionojnë në fund të pranverës.
“Vizioni ynë është të ruajmë vlerat e kompanisë, por edhe të bëjmë lidhjen e tyre me zgjidhje të reja inovative që do të rezultojnë në produktivitet dhe efikasitet më të madh në operacione përmes dixhitalizimit, produkteve të reja dhe pushtimit të tregjeve të reja. Në të njëjtën kohë, ne do të krijojmë kushte më të mira për punonjësit tanë, duke mundësuar edukim dhe trajnim të vazhdueshëm. Të gjitha këto procese do të kontribuojnë në përmirësimin e rezultateve të punës sonë. Nëpërmjet investimeve ne do të rrisim cilësinë e portofolit tonë dhe do të pushtojmë tregje të reja strategjike që do të rrisin vlerën e kompanisë. Ndryshimet që me guxim i filluam po japin rezultatet e para pozitive, që është e rëndësishme për kompaninë tonë, por edhe për aksionarët dhe komunitetin në tërësi”, tha Dushan Pecovski, kryetar i Bordit të Replek Sh.A.
Angazhimi strategjik i “Replek Sh.A.” është tregu i Bashkimit Evropian, tregjet e vendeve të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (EAES), tregjet e vendeve anëtare të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) e të tjera. Krahas hyrjes në tregje të reja, “Replek Sh.A” do të punojë edhe për një pozicionim më të mirë të produkteve të saj në tregun vendas dhe atë rajonal.
“Replek AD” është një kompani e orientuar drejt eksportit, e cila 75% të prodhimit e shet në tregjet e huaja, ndërsa 25% e mbetur në tregun vendas. Produktet e kompanisë janë të pranishme në më shumë se 25 tregje në mbarë botën. Tregjet më të mëdha ku janë të pranishme produktet e Replek AD Skopje, përveç atyre të vendeve të BE-së, janë edhe tregjet e Rusisë, Azerbajxhanit, Kazakistanit, Moldavisë, Gjeorgjisë, Vietnamit etj.
“Replek Sh.A.” ka të punësuar rreth 500 persona, ndërsa kompania është themeluese e “Replek Farm”, e cila që nga viti 2011 mban certifikatën GMP të Bashkimit Evropian për praktika të mira prodhuese në industrinë farmaceutike. Kjo certifikatë garanton që barnat e kompanisë janë plotësisht në përputhje me standardet më të larta botërore në industri.(INA)