Reportazh i BBC-së: Çfarë kanë mësuar shtetet e ish-Jugosllavisë nga epidemia vdekjeprurëse e vitit 1972

0

Në kohë të krizave të mëdha siç janë epidemitë, të gjithë shikimet janë të drejtuara kah institucionet e sistemit. Atëherë të gjithë e kuptojnë se sa e rëndësishme është jo vetëm të ekzistojnë institucione të vendosura në baza të shëndosha dhe ekspertizë, por edhe institucione të besueshme. Sisteme të këtilla mësojnë nga përvojat e mëparshme. Në kohën e pandemisë globale nga koronavirusi, ne e përgatitëm përkthimin e këtij reportazhi në BBC, i cili e thekson rëndësinë e cilësisë së institucioneve që i kemi ndërtuar për të luftuar në mënyrë efektive dhe për të numëruar sa më pak viktima dhe humbje në luftën kundër KOVID 19, njofton Portalb.mk.

Ky reportazh i BBC-së tregon edhe shembuj se si ekspertët nga Jugosllavia ia kishin dalë në luftën me epideminë e frikshme dhe të fundit në shkallë të gjerë në Jugosllavi në vitin 1972. Do të lexoni përvojat dhe dëshmitë e ekspertit kryesor që ende jeton për sigurim nga epidemia, i cili rrëfen se si ata e kishin përdorë përvojën e mëparshme të Gjermanisë dhe ashtu kishin realizuar karantinë efikase në Jugosllavi.

Në vitin 1972, atëherë Jugosllavia do të kujtojë përgjithmonë kuptimin e fjalës – epidemi. Ibrahim Hoti nga Kosova do të kthehet nga një udhëtim fetar dhe atë vit do të sjellë virusin e fruthit të madh ose varicelës atë vit. Do të ndodhë në fillim të vitit, dhe virusi do të konfirmohet vetëm në 14 Mars. Deri në mes të marsit, ishin infektuar 140 njerëz, shumica e tyre në Kosovë, Novi Pazar, Çaçak, Beograd dhe në veri të Malit të Zi.

Shpallje e epidemisë, kufizim të lëvizjes, formimi i karantinave, masa urgjente dhe vaksinime të detyrueshme si në shirit janë disa nga masat që ishin marrë të mposhtur këtë sëmundje pothuajse të zhdukur, por me vdekshmëri shumë të lartë, që mund të ketë pasoja serioze për shtetin.

Gjulla Lloshonc atëherë ka qenë djalosh në vitin e tij të fundit në shkollën e mesme të mjekësisë në Suboticë.

“Thjesht na mobilizuan: të gjithë ishim të vendosur në ambiente ku vaksinoheshin qytetarët, sqaron ai për BBC Serbia. “Ushtria dhe policia ishin të angazhuar për të reaguar ndaj lëvizjes së njerëzve sepse për të gjithë ata që nuk ishin të vaksinuar ishte e ndaluar të lëvizin. Kishte automjete në hyrje dhe dalje të qytetit, në stacionet e autobusëve dhe të trenit dhe nuk mund të kalohej pa vërtetim për vaksinim”, kujtohet ai.

Epidemiologu Zoran Radovaneviq është një nga ata që i kishin udhëhequr reagimin e organizuar të sistemit ndaj variola verës, një emër latin në dukje i parëndësishëm, por që shënon një kërcënim të rrezikshëm.

“Kjo ishte një sëmundje vdekjeprurëse, 20 deri në 30 përqind e njerëzve të sëmurë vdiqën dhe në historinë e civilizimit ky virus ka vrarë më së shumti njerëz”, thotë Radovaneviq.

Ajo kishte qenë epidemia e fundit me përmasa të tilla në territorin e Jugosllavisë nga e cila sistemet e sotme shëndetësore të ish-federatës mund të nxjerrin mësime.

Jeta në kohë të epidemisë

Fotografitë e jetës në 1972 në masë të madhe ndryshojnë varësisht nga zonat në afërsi dhe ato që janë larg pikave të krizës.

Jelena Mijoviq ka qenë shtatëmbëdhjetë vjeçe dhe ka jetuar në fshatin malazez Murino, ku sapo kishte mbërritur si nuse dhe kishte qenë shtatzënë. Murino është pak kilometra larg Plavës, komunë e cila asokohe kishte qenë i vendosur në karantinë një-mujore për shkak të shfaqjes së variola verës

“Nuk dilja nga shtëpia, nuk guxoja. Ndërsa kush do të vinte në shtëpi, madje edhe bashkëshorti, dezinfektonim. Populli iu përmbahej rregullave dhe e respektonte atë që ishte thënë. Njerëzit e besonin atë që u thoshin zyrtarët, lexoheshin gazeta dhe dëgjohej radio për shkak se në fshat kishte vetëm disa televizorë,” shpjegon Jelena Mijoviq për BBC.

Sikur edhe çdo shtatzëne, Jelena ka pasur nevojë për vaksinë të veçantë e cila doemos është dashur të përmbajë galaglobulinë.

Millorad Filipoviq në atë kohë ka qenë i punësuar në Institutin për virusologji, vaksina dhe serume Torllak detyra kryesore e të cilit është pikërisht përforcim i kapaciteteve për vaksinim.

Kryeqendra jugosllave në atë kohë është seli e tetë karantinave në të cilat janë akomoduar të sëmurit, ndërsa të cilat të gjithë i mbajnë mend sikur “fortesa mirë të ruajtura”. Katër karantina tjerë janë në spitalet, kurse adaptohen edhe hotelet për kujdes spitalor.

Radovanoviq tregon që mësimi i madh është mësuar para njëmbëdhjetë viteve, kur në Gjermani ishte shfaqur një rast me variola vera.

“Ata zbrazën një shkollë, në katin përdhes i vendosën mjekët dhe infermieret, në katin e parë pacientët e dyshimtë, kurse në të dytin të sëmurit. Për shembull, të njëjtin parim ne e aplikuam në një motel në Avala, por radio lidhjet dhe tërë komunikimi na ishte vështirësuar për shkak se hoteli gjendej mbrapa një kodre të madhe.”

Nga ajo kohë është edhe vërtetimi i leksionit më të rëndësishëm për krijimin e karantinës – kazermat dhe stadiumet nuk janë objekte të përshtatshme për këto situata.

“Kazermat kanë dhoma të mëdha dhe vetëm një nyje sanitare. Nëse në kazermë sëmuret një nga dhjetë persona, të gjithë do të duhet të qëndrojnë në karantinë derisa nuk shërohet edhe i fundit, ndërsa sëmundja vazhdimisht përhapet. Ne atëherë i akomodonim njerëzit në dhoma me dy krevate, prandaj ndonjëherë personi i dytë ishte i detyruar të qëndrojë më gjatë. Do të ishte ideale nëse akomodohen në dhoma me një krevat”, tregon Radovanoviq, një nga ekspertët e atëhershëm për sigurim në raste të epidemive.