Republika e Çekisë emëron ambasador në Kosovë për herë të parë

INA
INA

25/07/2023

Republika e Çekisë do ta dërgojë ambasadorin e vet në Prishtinë për herë të parë, 15 vjet pasi e njohu pavarësinë e Kosovës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë të martën.

Presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel, e ka emëruar Bohumil Mazanekun ambasador në Kosovë, me propozimin e Qeverisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë sqaroi për Radio Evropa e Lirë se deri më tani, në krye të misionit diplomatik ka qenë “i ngarkuari me punë”, kurse tani është emëruar ambasadori.

Qeveria e ish-kryeministrit Mirko Topolanek njohu pavarësinë e Kosovën në vitin e shpalljes së saj më 2008.

Derisa qëndrimi i shtetit çek rreth pavarësisë nuk ka ndryshuar kurrë, dy presidentët e kaluar të Çekisë, Vaclav Klaus dhe Millosh Zeman, nuk kishin emëruar ambasador çek në Kosovë, madje ky i fundit kishte propozuar edhe tërheqjen e njohjes.

Petr Pavel, ish-shef i ushtrisë çeke dhe zyrtar i lartë i NATO-s, nisi mandatin pesëvjeçar në postin e presidentit të Republikës Çeke më 9 mars.

Ambasadori i emëruar, Mazanek, është njëri prej diplomatëve çekë me diplomë nga Instituti Shtetëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Moskës, dhe deri tani ka qenë ambasador në Lituani, i ngarkuari me punë në Tajlandë dhe konsull i përgjithshëm në Kinë dhe Poloni./rel

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pacolli pasuria

Pacolli akuzon “disa njerëz” se po tentojnë ta ngatërrojnë publikun rreth vrasjes së Liridonës

liridona

Publikohet video nga restoranti ku Naimi i çoi fëmijët dhe Liridonën pak para vrasjes

granit plavaa

Videoja e Granit Plavës, i dyshuari për ekzekutimin e Liridonës, kur hyn në restorant

Screenshot_2023-12-09-19-38-51-489_com.android.chrome-edit

Ky është personi i katërt që u arrestua sot për vrasjen e Liridona Ademajt

lumir ldk gazetaret

LDK zgjedh Kryesinë e re, këta janë emrat e nënkryetarëve dhe anëtarëve

Liridona ademaj

Motra e Liridonës nxjerr një pjesë nga biseda me të ndjerën, ja si shprehej viktima për gratë e shtypura (foto)

babai-770x433-1-1-750x430

“Ne kërkojmë gjak”! Babai i Naim Murselit: Erdhën dy veta, nëse duan le të më vrasin

Screenshot_2023-12-08-21-30-32-321_com.android.chrome-edit

Ambasadori i Suedisë vjen me deklaratën e fundit për vrasjen e Liridonës

Naim Murseli Liridon

“Tentativa të tjera për të vrarë Liridonën”- Lala befason me deklaratën: Ja pse nuk i besoj babait të Naimit!

INFO

NA NDIQ