Republika e Maqedonisë së Veriut, emri i ri /VIDEO

0

Arrihet marrëveshja midis Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit, kontest ky i cili për më shumë se dy dekada e mban të bllokuar procesin integrues të vendit. Kryeministri Zaev njoftoi se marrëveshja parashikon që emri i ri i shtetit të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut ndërsa gjuha dhe shtetësia do të jenë maqedonase. Zaev e cilësoi si historike marrëveshjen, njëjtë sikurse edhe homologu i tij grek Aleksis Cipras.

“Ne kemi një zgjidhje historike shekullore, zgjidhjen e mosmarrëveshjes, ndërtimin e miqësisë mes dy vendeve. Vendimi për të forcuar identitetin maqedonas, kombin maqedonas, mbrojtur dhe forcuar edhe një herë. Me këtë marrëveshje do të kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Kjo marrëveshje do të konfirmojë dhe forcojë identitetin tonë kulturor. Nga sot emri i ri i do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, nga sot e tutje nuk do të quhemi më qytetarë të FYROM-së, por maqedonas/qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nacionaliteti maqedonas të veriut, gjuha maqedonase dhe po ashtu do të përkthehet në të gjitha gjuhët e botës. Në anglisht Republic of North Macedonia, macedonian/citcitizens of Republic of North Macedonia. Kjo marrëveshje më parë do të ratifikohet nga të dyja qeveritë përkatëse, asaj të Maqedonisë dhe Greqisë, dhe më pas do të shkoj për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, dhe respektivisht në Kuvendin e Republikës së Greqisë” – deklaroi Zaev.

Arrihet marrëveshja me Greqinë për emrin

Gepostet von Alsat-M.TV am Dienstag, 12. Juni 2018