Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga radhët e Partisë Republikane, Dick Çejni tha se në zgjedhjet presidenciale të nëntorit do të votojë për kandidaten demokrate Kamala Harris dhe jo për republikanin Donald Trump.
Cheney tha se në historinë 248-vjeçare të Amerikës, “nuk ka pasur kurrë një individ që ka qenë një kërcënim më i madh për vendin se Donald Trump”.
“Si qytetarë, secili prej nesh ka për detyrë ta vendosë vendin mbi partishmërinë për të mbrojtur Kushtetutën tonë. Kjo është arsyeja pse unë do të hedh votën time për zëvendëspresidenten Kamala Harris”, shtoi Cheney në deklaratën e tij zyrtare, sipas llogarisë Republikanët kundër Trump në Rrjetin X.