Resorti 1.4 miliardë euro në Sazan i dhëndrit të Donald Trump merr statusin e Investitorit Strategjik

Picture of Ina Online
Ina Online

16/01/2025

Projekti i dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, i cili prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e jo vetëm shqiptarëve, por dhe mediave ndërkombëtare për resortin turistik në Ishullin e Sazanit, tanimë ka marrë statusin e Investimit/investitorit strategjik.

Me një vendim të veçantë në ditët e fundit të dhjetorit, Komiteti i Investimeve Strategjike ka dhënë “dirtën jeshile” pas aplikimit të bërë nga kompania amerikane “Atlantic Incubation Partners”.

Në vendimin e Komiteti i Investimeve Strategjike thuhet se statusi është i kushtëzuar me realizimin e detyrave, planit të veprimit të parashikuar në këtë vendim, si dhe me finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis palëve, të vlefshme miratuar me ligj të veçantë në Kuvend sipas parashikimeve ligjore të zbatueshme.

Ky status i është projektit të investimit “Resorti Turistik-Ishulli i Sazanit” për një periudhë 10-vjeçare, kohë e cila do t’i shërbejë projektit strategjik për për përfitimin e procedurave me prioritet dhe brenda afateve të përshpejtuara, në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike, si dhe plotësimin e detyrave dhe planit të veprimit të parashikuar në këtë vendim.

Ndërkohë, marrëveshja që do të nënshkruhet, pas negocimit dhe finalizimit sipas parashikimeve ligjore, në fazat e mëtejshme të vlerësimit të projektit, do të parashikojë afatin e nevojshëm të realizimit të plotë të investimit, angazhimet dhe detyrimet e ndërsjellta mes palëve dhe masat e detajuara mbështetëse, që përfiton ky projekt, sipas legjislacionit në fuqi.

Në vendimin e publikuar evidentohet dhe forma e pjesëmarrjes së shtetit në këtë investim e cila do të realizohet nëpërmjet krijimit të një entiteti juridik të përbashkët të përbërë nga Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), Albanian Seaports Development Company sh.a (ASDC), në cilësinë e palës shtet, dhe subjektit investues Atlantic Incubation Partners LLC, shoqëri e të drejtës amerikane.

Komiteti i Investimeve Strategjike, me propozim të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA),vlerësoi se ky projekt është në përputhje të ligjit të shtetit shqiptar. Vlera e investimit të projektit turistik “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 1.4 miliardë euro dhe se përgjatë fazës së realizimit të investimit dhe operimit, numri i personave të punësuar parashikohet të jetë 1,000 persona.

Projekti i investimit synohet të zhvillohet në ishullin e Sazanit, Bashkia Vlorë, i cili ka një sipërfaqe totale prej 562 ha dhe me një sipërfaqe ndërtimi prej 45 ha dhe do të ndahet në Faza 1, Faza 2 dhe Faza 3, sipas masterplanit. Konkretisht parashikohet ndërtimi i strukturave akomoduese turistike të brandeve ndërkombëtare, njësive rezidenciale, zonave gastronomike brenda një sipërfaqeje prej 45 ha. Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike projekti i investimit synon gjithashtu në përmirësimin dhe riparimin e marinës aktuale duke përfshirë zgjerimin e hapësirës së dokimit, përmirësimin e vendndodhjes së molit të tragetit dhe ankorimin e trageteve të Ishullit të Sazanit.

TË FUNDIT

Ahmeti: Hajde t’i kapim hajdutët

Gani Geci: Tmerri i tmerrit është për ata që, për interesa politike, mundohen ta zbehin Epopenë e UÇK-së dhe festën e Pavarësisë së Kosovës

Ndërtesë 600 mln euro në Dubai/ Zaev demanton Gruevskin: Sa i çmendur duhet të jetë një njeri

Kush janë figurat historike të PDK-së që po rrezikojnë të mos zgjedhen deputet?

Ziberi: Të burgosurit kanë nevojë për kujdes të përhershëm shëndetësor

Zbulohet letra që Gjesti i shkroi ish-të dashurës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË