“Respektoni myslimanët”, Erdogan bllokon hyrjen e Suedisë në NATO pas djegies së Kuranit

Picture of designer@fetishimedia.ch

24/01/2023

Turqia bllokon anëtarësimin e Suedisë në NATO, pas zhvillimeve të cilat Ankaraja i konsideron si blasfemike. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha të hënën se Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga vendi i tij për anëtarësim në NATO, pas protestave të fundjavës në Stokholm.

Tensionet mes dyja shteteve vijnë pasi disa protestues në Stokholm dogjën një kopje të Kuranit dhe në një manifestim tjetër varën me kokë poshtë një manekin me fytyrën e presidentit Erdogan.

Erdogan tha se djegia e Kuranit ishte një fyerje për të gjithë, veçanërisht për myslimanët. Ai kritikoi gjithashtu autoritetet suedeze për lejimin e zhvillimit të protestës para ambasadës turke.

“Është mjaft e dukshme se ata që lejojnë një blasfemi të tillë përballë ambasadës sonë nuk mund të presin mbështetjen tonë për anëtarësimin e tyre në NATO. Qeveria e Suedisë nuk ka nevojë që të na përmendë të drejtat dhe liritë. Nëse ju vërtetë respektoni të drejtat dhe liritë, fillimisht duhet të respektoni Republikën e Turqisë apo besimet fetare të myslimanëve. Nëse ju nuk tregoni aq respekt, më vjen keq, nuk mund të keni ndonjë mbështetje nga ne, sa i përket anëtarësimit në NATO”, deklaroi Erdogan.

Turqia është zemëruar nga leja që ka marrë Rasmus Paludan – një politikan radikal suedezo-danez, veprimet anti-islamike të të cilit vitin e kaluar nxitën trazira në Suedi – për të organizuar një protestë para ambasadës turke në Stokholm.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO. Por, atyre iu duhet miratimi në Parlamentin turk që t’i bashkohen aleancës perëndimore ushtarake.

Por, Ankaraja ka paraqitur disa kërkesa për Suedinë, siç është ekstradimi i personave që ajo i akuzon për terrorizëm apo që kanë qenë pjesë e grusht-shtetit të dështuar ushtarak të vitit 2016.

Turqia argumenton se Suedia nuk ka bërë mjaftueshëm sa i përket shtypjes së grupeve kurde, që Ankaraja i sheh si “terroristë”.

TË FUNDIT

Goditën brutalisht Klea Prengën, Prokuroria kërkon 3 vite burg për motrat Berisha

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është plagosur nga sulmi në Gaza

Zgjerohen hetimet për zjarrin në Koçan, jozyrtarisht janë arrestuar gruaja dhe vajza e pronarit.

Vendimi për mbylljen e TikTok në Shqipëri, shkon në Gjykatën Kushtetuese

Edhe këtë javë, deputetët në pushim! – Këtë muaj s’ka seancë për pyetje të deputetëve

Ejup Rustemi dhe 5 të dyshuar të tjerë dyshohen se kanë keqpërdorur 762 mijë euro, MPB jep detaje

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË