“Revolucioni ka vdekur !”

ina-online
ina-online

03/11/2023

shkruan: Ibrahim Kazimi

„Një revolucion është shpesh pasojë evolucioni, por ndonjëherë edhe fillimi i një evolucioni.“
(Ambrose Bierce, shkrimtar dhe gazetar amerikan, v.1842-1914)

Revolucioni ka vdekur si proçes, jo nga mungesa e fuqisë dhe vullnetit lëvizës të forcave përparimtare-por nga metamorfoza e premisave të lirisë, në nocionet e njeriut të shekullit ri, pas dymijëvjeçarit. Ndërkaq, cikli epokal i mendësive të reja të mekanizmave ushtrues të sovranitetit, sipas reformave sofistike të akteve të majorizimit të dominancave, për nga rrezikshmëria e diskriminanacave, tejkalon edhe masën klasike të tragjedive historike, të përballjeve frontale të dueleve ideologjike.

Dymijëvjeçari filloi me dekadencë radikale të humanizmit-polaritetin ç’njerëzorë të një akti terrorist dhe polaritetin tjetër të a-kulturimit masiv mediatik sipas mentalitetit spektakolarë voajerist.Nostalgjia fanatike për glorifikimin e diktaturave në hemisferën lindore (të kaluara dhe aktuale) që siguronin nevojat vitale, qoftë edhe me çmimin sakrifikues të lirisë- dëshmon sfidat e trashëgimisë së modifikuar të injorancës së mbijetuar skllavërore.

Pasivizimi i ndërgjegjes dialektike të ekzistencës- edukimit kuptimorë që mësojnë se fazat jetësore janë produkte të kreativitetit manifestues të marrëdhënieve reciproke të individualitetit dhe universalitetit; të unit dhe shoqërisë, konform parimit të ekuilibrit ligjorë e moral të lirisë dhe të drejtave- ka ankoruar një stagnim terminal entropik të trajaktores humaniste të njerëzimit.

Identiteti diakronik i shekullit- mes siluetës opulente të hovit teknologjik të transhumanizmit (avancimi i organizmave robotik) nga njëra anë, dhe, margjinalizimit të lakuriqësisë së profilit të ekzistimit diskriminues të pragut mbijetues të shtresave mazhorante nga klasat jo-elitare, nga ana tjetër – shpalos demitizimin e nocioneve përkufizuese të historisë dhe apsolutizimin e relativitetit të projektimit konceptual të botës.

Kjo diskrepancë, mbase, mundëson ngjizje favorizuese të sintagmave logjike, që nga një botë e premtimit, me pjesëtarë më entuziat të lojalitetit të ritit të praktikave shkencore, me të arritura kolosale në zbatime pragmatike të sistemeve shkencore, të vetë-denigrohet në idhujtarë “strategjik” të abstraksioneve vizualizuese të modelit imitues-“barbie-k”.
Gj.gj. rrjedha kamnore, me bollëk, e fraktalitetit serik të aksesoarëve kontuinitiv konsumatorik, krijon shtrat neurologjik të efekteve psikologjike, në njeriun e njomë shoqërorë. Si demotivimin e vlerës së pavarësisë, ose në varësi të intesitetit të faktorëve emancipues edhe falsifikimin (artificialitetin) e përmasave natyrore të reproduktimit autentik.

Ndërkaq, deklinimi i situimit hierarkik të protagonizmave, sipas idesë së etablimit pozicinues në shoqëri, përmes inercioneve latente të kopjimit snobik të manireve, imponoi emanencën e ironisë kolektive që “diakonia intelektuale”

paraqet sinonim të përfytyrimit të mëshirës së edukatave të paçliruara familjare.
Mbase, parodia socio-filozofike e hezitimit të pavarësië mendore dhe absorbimit kuazi-vullnetarë të vesit tradicional, në sistem të ri të vlerave, mban vulën e vetëmohimit të “pastërtisë kozmike” të së ardhmes dhe perspektivës së njerëzimit.
Kjo është : “Vdekja e Revolucionit”-dezertimi i shkallës vijuese të evolucionit.
Një proverbë anonime gjermane thot :

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

opinion

Paradokset shqiptare dhe jeta vazhdon

Ministria-Arsimit

MASH: Me pakon e re antikrizë mbështetje prej 16.3 milionë euro për nxënësit dhe studentët deri në fund të vitit shkollor

fatmir limani

Provokimi i luftës ndërshqiptare dhe ndëretnike!

foto film poroji

AKTORI DHE REGJISORI I FILMAVE UESTERN NGA POROJ I TETOVËS

parada tirane

Kush është personi që imitoi Skënderbeun në Paradën e 111 vjetorit të Pavarësisë? (VIDEO)

Erald Kapri

Kush e financoi shpalljen e pavarësisë? Flet historiani i njohur shqiptar (VIDEO)

KALOSH-CELIKU

Shkupi historik pa ditë feste

veton-latifi

Më 28 Nëntor

Ismail Qemajli

Letra e rrallë e Ismail Qemalit/ Porosia: “Të hapet dhe të lexohet pas 111 vjetësh…”

INFO

NA NDIQ