Rexhep Qosja vështirë se do të ishte i pranueshëm për president, ja kush thotë?

0

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi nuk e ka përjashtuar mundësinë e zgjerimit të koalicionit.

Abrashi, në “Debat Plus” ka thënë se qeveria Hoti duhet të vazhdojë të qëndrojë në pushtet pasi sipas tij është një fillim i mirë.

Ai ka thënë se koalicioni nuk i ka numrat për zgjedhjen e presidentit.

“Kjo do të thotë se ne duhet të kërkojmë numra për të ruajtur qeverisjen e vendit”, tha ai,

I pyetur për disa nga kandidatët e përfolur për këtë post, Abrashi i ka vendosur vijë të kuqe vetëm Vetëvendosjes.

“Unë nuk jam njeri përjashtues, por aq sa e njoh LDK-në, Rexhep Qosja vështirë se do të ishte i pranueshëm”.

Abarashi nuk ka dashur të japë opinion për kandidaturën e Vlora Çitakut dhe nëse kjo do të ishte e pranueshme për LDK-në.

“Po të përgjigjesha në këtë pyetje do të zbulohesha”, ka deklaruar Abrashi duke qeshur.